O egoja ime kjo është nata jote
Tregon Bekr b. Abdullah b. Mudhenij r.a se:
Në Jemen jetonte një grua e cila bënte shumë adhurim, gjithmonë kur errësohej ajo i drejtohej egos së saj me këto fjalë:“O egoja ime kjo është nata jote, nuk ke natë tjetër përveç kësaj, kështu që sipas kësaj puno.”
Kur zbardhte drita ajo i drejtohej egos së saj me këto fjalë:
“O egoja ime kjo është dita jote, nuk ke ditë tjetër përveç kësaj, kështu që sipas kësaj puno.”
Burimi: Kitabu’z Zuhd, Ueki’ b. Xherah er-Ruasij
Përktheu: Marius Tafani