Nuk është sasia e asaj që ke, por begatia që Zoti vendos brenda saj…

Me termin begati (bereqet) nënkuptohet rritja dhe shtimi. Ky sekret mund të zbatohet për atë që është e prekshme (p.sh., pasuria) ose jomateriale (p.sh., koha). Me të nënkuptohet se diçka ka marrë bekimin hyjnor dhe për këtë arsye është më produktive, efikase, ushqyese ose me vlerë. Profeti ﷺ shpesh e luste Allahun për bereqet. Kur Profetit i jepej fruti i parë i sezonit, ai e merrte atë dhe thoshte: “O Allah, na jep begati në frutat tona, na jep begati në qytetin tonë [Medine] dhe na jep begati në çdo sasi me të cilën na furnizon…!”

Profeti ﷺ e dinte se diçka e prekshme do të ishte më ushqyese dhe e vlefshme, nëse Allahu e bekonte atë. Kjo është arsyeja pse ai u mësoi shokëve se “ushqimi i një personi është i mjaftueshëm për dy, ushqimi i dy personave është i mjaftueshëm për katër dhe ushqimi i katër personave është i mjaftueshëm për tetë”. Ai shtjelloi më tej, “Mblidhuni së bashku për të ngrënë dhe përmendni emrin e Allahut mbi ushqimin tuaj dhe Ai do të vendosë begati në të. ”

Kështu, ne e kuptojmë se vlera e një malli nuk është fikse dhe e brendshme për të. Përkundrazi, shkalla në të cilën arrin përfitimet e mallit janë në raport të drejtë me bereqetin që vendoset brenda tij. Profeti ﷺ e shpjegoi këtë qartë kur tha: “Të dy palët në një transaksion biznesi kanë të drejtë të pranojnë ose refuzojnë marrëveshjen për sa kohë që nuk janë ndarë. Nëse ata i thonë të vërtetën dhe i bëjnë gjithçka të qartë njëri-tjetrit [p.sh., përshkruajnë defektet dhe cilësitë e mallrave], atëherë transaksioni i tyre bekohet. Nëse ata fshehin ndonjë gjë dhe gënjejnë njëri-tjetrin, bekimi i transaksionit të tyre do të eliminohet. ”

Ky nocion i begatisë është sekreti i kënaqësisë së besimtarit. Nëse besimtari ka bindje se Allahu mund të bekojë pasurinë e tij hallall dhe ta heqë bagatinë nga pasuria ḥaram, motivi për të kërkuar pasuri duke përdorur mjete të palejueshme duhet të eliminohet. Për më tepër, përmes vetëdijes se gjërat mund të kenë më shumë vlerë sesa ajo që është e dukshme, besimtari ngushëllohet në shpenzimin e pasurisë së tij në një mënyrë të pëlqyeshme për Allahun, pasi vetëm Ai ka fuqinë për ta rritur atë në vlerë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: