Nuk e duartrokas padrejtësinë !
Nuk e duartrokas padrejtësinë,
Nuk mund ta dua kurrë despotin,
E për qejfin e shoqërive të reja ,
Nuk mund ta shaj, e nuk e shaj të shkuarën.
Në qoftë se dikush më sulmon gjyshërit ,
E mbys, e nëse nuk mund ta mbys, të paktën e përze nga prania ime .
Nuk i servilosem tre e gjysmë (3 a 4) që su dihet soji e sorollopi ,
Nuk mund të bëhem si zagar,
Madje, edhe sikur ta di që vdes, nuk mund të adhuroj të padrejtën në emër të Hakut (të drejtës Absolute, Allahut).
Që prej lindjes jam i dashuruar me lirine,
Asnjehere s’më janë bëre hallkë zambakët prej floriri,
Nëse jam i butë, kush tha se nënshtrohem si dele?
Mund të më pritet por, s’mund të më tërheqësh prej qafe ….
E nëse shoh një plagë të gjakosur,
Me djeg (dhemb) deri në mëlçi,
Nëse është nevoja, vetëm për ta shëruar,
Ha plumba, ha kamzhik…
Nuk mund te them shkel e shko kur mërzitet dikush,
Përtypem, shtypem që të sundojë e drejta,
Jam armik i despotit por, e dua atë të shtypurin.
Nuk e di, a ky është kuptimi i të prapambeturit këtej në dialektin tuaj?
Poezi e Mehmet Akif Ersoj
Përktheu dhe përshtati :Klodian Tafani.