Njeriu i besueshmërisë

Periudhat e fëmijërisë, të rinisë e të pjekurisë së tij patën qenë në cilësinë e hyrjes, shkallareve dhe shkallëve drejt profetësisë në mënyrë të tillë që një shumicë njerëzish nga ata që e njihnin, i patën besuar dhe i qenë dorëzuar sapo pati shpallur se ishte ngarkuar me detyrën e profetësisë.

Ai nuk kishte gënjyer qoftë edhe një herë të vetme në jetën e tij. Kurse tani pikërisht ky njeri fliste për Allahun dhe thoshte se ishte profet. Si mund të ndodhte që një njeri që nuk kishte thënë diçka të ku-ndërt me realitetin edhe në çështjet më të vogla, të mund të thoshte gënjeshtër në një çështje kaq të madhe e sublime? (15) Një gjë e tillë s’mund të ndodhte kurrsesi! Ja, pra njeriu i asaj dite kështu mendonte; edhe në se jo të gjithë, ata që e linin mënjanë inatin dhe zilinë, besonin menjëherë. Periudha që jetoi Profeti, qe periudha e injorancës, mirëpo ky emërtim i është dhënë kësaj periudhe lidhur me jetesën e atyre që patën mbetur jashtë kohës që qe e posaçme vetëm për të. Ai kurrë nuk e pati jetuar periudhën e injorancës ndonëse pati jetuar në atë periudhë. Ai pati qenë njeriu i sigurisë e i besueshmërisë. Dhe, gjithashtu, çdo njeri të tillë e pranonte atë. Bie fjala, dikush donte të bënte një udhëtim për ç’shkak i duhej ta linte familjen në një dorë të sigurtë. Dhe për këtë, pa u lëkundur aspak, do t’i drejtohej Muhamedit (sav). Në se dikush mendonte t’ia dorëzonte mallin në ruajtje dikujt, për këtë do t’i drejtohej Muhamed Eminit (të Besuarit) duke e ditur se nga malli nuk do t’i prekej as edhe një grimcë. Në se dikush donte të dinte mendimin më të drejtë mbi një çështje, vraponte te ai etaloni i drejtësisë, e dëgjonte atë, konkludonte në bazë të thënieve të tij dhe të gjitha shpjegimet e tij i mbante për parime në çdo punë, sepse, siç thamë, ai s’kishte gënjyer qoftë edhe një herë në jetën e tij!

Mos doni argumenta ? Ja, pra! Ai ka dalë në kodrën Ebu Kubejs dhe i pyet njerëzit që ka përreth: “A do të më besonit sikur t’u thosha se pas kësaj kodre po vjen një ushtri për të na sulmuar?” Të gjithë në një gojë i thonë: “Po, do të të besonim, sepse kurrë nuk dëgjuam që të kesh thënë gënjeshtër!” Midis atyre që përgjigjen kështu, gjenden edhe armiq të fesë si Ebu Leheb dhe Ebu Xhehil (16). Mirëpo të gjithë e vërtetojnë drejtësinë e tij dhe e pranojnë besueshmërinë e tij. Ai e pati humbur të atin duke qenë ende në bark të nënës, kurse nënën kur qe bërë pesë-gjashtë vjeç. Pastaj e pati marrë nën mbrojtje i gjyshi, Abdylmuttalibi. Por edhe këtë e pati humbur sa pati shkelur në të tetat. Dukej sikur kaderi, paracaktimi hyjnor, e ndante atë prej çdokujt dhe e përgatiste për t’iu dorëzuar tërësisht Allahut. Të gjithë mbrojtësit që mund t’i zgjasnin dorën, shkonin një e nga një dhe tërhiqej vemendja mbi mbrojtjen e Providencës Hyjnore drejtpërsëdrejti e praktikisht. Ai duhet t’i ketë ndje-rë që në krye të herës në ndërgjegje dhe duhet t’i ketë shqiptuar “Fjalën e Njësisë” dhe shprehjen “Hasbinallah”, “Allahu më mjafton”. Prandaj të gjithë faktorët aparentë duhej të shmangeshin tërësisht nga mesi dhe ashtu pati ndodhur…

“Abdullah” që do të thotë “Robi i Allahut” dhe “Amine” që do të thotë “Grua e drejtë dhe e besueshme”, janë emrat e prindërve që e patën sjellë atë në jetë. Po, ai vinte në botë nga një grua që lindte besim, që ishte ruajtësja e amanetit të besimit e të sigurisë. Po ashtu, emri i të atit të këtij njeriut të nderuar, i cili qysh para profetësisë krenohej me të qenët rob i Zotit, bartte kuptimin ‘Rob i Zotit”. Këto nuk janë rastësi. Nuk janë, sepse është Allahu ai që i përcakton.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: