“Ne do të shpallim ty (Muhammed) fjalë të rëndë (të madhe)”
Kjo është një dëshmi prej dëshmive të Kur’anit Famëlartë, që dëshmon se njeriu është me vlerë dhe peshë me këtë fjalë të shpallur nga Allahu (xh.sh.): إِنَّا سَنُلْقِي عَلَيْكَ قَوْلًا ثَقِيلًا
“Ne do të shpallim Ty (Muhammed) fjalë të rëndë (të madhe)”.[1]
Ky ajet përmban një koncept të rëndësishëm, që është koncepti i vënies, vendosjes (shpalljes) dhe vënia në Kur’anin Famëlartë, shfaqet me pikëpamjen e zbukurimit (stolisë), duke u bazuar në ajetin Kur’anor: فَلَوْلَا أُلْقِيَ عَلَيْهِ أَسْوِرَةٌ مِّن ذَهَبٍ أَوْ جَاءَ مَعَهُ الْمَلَائِكَةُ مُقْتَرِنِينَ
“Përse nuk i janë vënë atij byzylykë nga ari, ose të kenë ardhur me të engjëjt shoqërues?”.[2] “Esavire” do të thotë stoli. Siç e dimë përdoret për zbukurim, duke argumentuar me fjalët e Allahut (xh.sh.) kur thotë: يُحَلَّوْنَ فِيهَا مِنْ أَسَاوِرَ مِن ذَهَبٍ وَلُؤْلُؤًا ۖ وَلِبَاسُهُمْ فِيهَا حَرِيرٌ
“…aty stolisen ata me rrathë të artë e me xhevahire, e petkat e tyre janë të mëndafshta”.[3]
Po ashtu fjala “Ilka” vjen në kuptimin e hedhjes, Allahu (xh.sh.) në Kur’anin Famëlartë thotë:
وَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ مُوسَىٰ أَنْ أَلْقِ عَصَاكَ ۖ فَإِذَا هِيَ تَلْقَفُ مَا يَأْفِكُونَ
“E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): Hidhe shkopin tënd!” Kur ja, ai gëlltiste ato që e kishin magjepsur”.[4] Pra vënia këtu ka ardhur me kuptimin se shpallja i vulos, i godit të gjitha të pavërtetat: بَلْ نَقْذِفُ بِالْحَقِّ عَلَى الْبَاطِلِ فَيَدْمَغُهُ فَإِذَا هُوَ زَاهِقٌ
“Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të, ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket…”.[5] Me fjalën “Ilka” kuptojmë vënien e stolisë dhe vulosjes. Mirëpo sa i përket kuptimit të fjalës vënie për Profetin (a.s.) nxirren edhe kuptime e pikëpamje tjera.
Fjala me peshë (e rëndë) për të cilën flet Allahu (xh.sh.) thotë:
لَوْ أَنزَلْنَا هَـٰذَا الْقُرْآنَ عَلَىٰ جَبَلٍ لَّرَأَيْتَهُ خَاشِعًا مُّتَصَدِّعًا مِّنْ خَشْيَةِ اللَّـهِ
“Sikur Ne ta zbrisnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga Allahu”.[6]
I zbriti të Dërguarit të Allahut, që ai t`ua komunikojë, interpretojë njerëzve të tjerë. Me kalimin e fjalës me peshë (të rëndë) tek Profeti i nderuar (a.s.) deri në botët e tjera dhe me kalimin e fjalës me peshë nga vetë Profeti (a.s.), e cila i jepte vuajtje mbi vuajtje, me zbritjen e kësaj fjale të rëndë, të cilën Ai e zbriti me ndihmën e Allahut. Kështu kemi arritur te përcaktimet tona multidimensionale, me shembuj të shumtë, duke qenë të aftë për ta pranuar dhe dëgjuar edhe nga qartësia e fortë e barrës së fjalës peshë në personalitetin e Profetit të nderuar. Kur i zbriti kaptina El-En’am Profeti (a.s.) ishte mbi kafshën e tij, e cila u begatua dhe u dëgjuan kërcitjet e eshtrave. Transmetohet nga Zejd ibn Thabit se Profeti (a.s.) ia diktoi atij ajetin:
لَّا يَسْتَوِي الْقَاعِدُونَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ غَيْرُ أُولِي الضَّرَرِ وَالْمُجَاهِدُونَ فِي سَبِيلِ اللَّـهِ
“Nuk janë të barabartë ata besimtarë, që rrinë në shtëpitë e tyre, përveç të paaftëve, dhe ata që luftojnë në rrugën e Allahut”[7], – tha. Pastaj erdhi Ibn Ummi Mektum. Edhe ai më diktonte mua dhe tha: – O i dërguari i Allahut, sikur të kisha mundësi të dilja në xhihad, do dilja – dhe ai ishte i verbër. Atëherë Allahu i Madhërishëm ia zbriti të dërguarit të Tij (paqja qoftë mbi të!). Kur këmba e tij ishte mbi këmbën time, u rëndua aq shumë mbi mua saqë u frikova se do ma thyente kofshën (kockën) time; pastaj u qetësua dhe Allahu (xh.sh.) ia zbriti:
غَيْرُ أُولِي الضَّرَرِ “përveç të paaftëve”.[8]
Nga të gjitha këto kuptojmë se vetë i Dërguari i Allahut vuante ndjeshmërisht dhe kuptimisht prej peshës së fjalës së rëndë, të begatë e fisnike.
Të Dërguarit të Allahut i vinin shpallje edhe në ditë shumë të ftohta dhe atij i rridhnin djersë nga balli që shkëlqenin si margaritarë, pra djersa e të Dërguarit të Allahut ishte margaritar shumë i vlerësuar.
Tregon Aisheja (r.a.) kur thotë se: “E kam parë të Dërguarin e Allahut duke i zbritur shpallja në ditë shumë të ftohta dhe Atë të këputur, thyer nga lodhja, ndërsa nga balli i tij i rridhnin djersë.”[9]
Pesha shpirtërore
Kuptimi i peshës në këtë aspekt fisnik simbolizon peshën shpirtërore, sepse kjo fjalë është fjalë e Atij, prandaj përfshin të gjitha dijet, thotë Allahu i Lartmadhëruar:
نَحْنُ نَقُصُّ عَلَيْكَ أَحْسَنَ الْقَصَصِ بِمَا أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ هَـٰذَا الْقُرْآنَ
“Ne të rrëfejmë ty (Muhammed) më të bukurin rrëfim përmes shpalljes së këtij Kur’ani.”[10], po ashtu thotë:
اللَّـهُ نَزَّلَ أَحْسَنَ الْحَدِيثِ كِتَابًا مُّتَشَابِهًا مَّثَانِيَ
“All-llahu ka shpallur Fjalën më të bukur (Kur’anin) në formën e një libri, pjesët e të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës dhe përsëriten.”[11], po ashtu thotë:
وَاتَّبِعُوا أَحْسَنَ مَا أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُم
“Ndiqni më të mirën e asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj”.[12] Pra kjo fjalë është fjala më e zgjedhur, çfarë ka prej urtësive në ekzistencë.
Shkalla superiore arrin në “më të mirë” ku Allahu (xh.sh.), tek i Cili janë depot e ekzistencës dhe çfarë ka në to dhe çfarë ka qenë në to. Dhe jo vetëm çfarë ka qenë në to, por edhe si ka qenë, dhe jo vetëm si ka qenë, por dhe si do të jetë në të ardhmen. Allahu (xh.sh.) na përzgjedh ne më të mirën e këtij thesari, na përzgjedh neve shenjat më të mira, shembujt më të mirë. Që të shohim, vështrojmë me përpikmëri, korrektësi edhe këtë simbolikë, ju paraqesim krahasimin (shembullin) në vazhdim, ndërsa për Allahun është krahasimi më i lartë. Kur flet ndonjë person i mençur me profesion të caktuar, patjetër që fjalët e tij do të jenë të karakterizuara nga përqendrimi, po ashtu të karakterizuara nga njohuri të shumta, duke u pasuar me karakterizim të rëndë. Nuk është fjala e personit apo personave pa eksperiencë në fusha jo të specializuara, ashtu sikur fjala e personit apo personave me eksperiencë në fushën e tyre. Atëherë, si do të ishte çështja e fjalës së Krijuesit dhe pronarit të gjithësisë? Fjala e Allahut (xh.sh.) është e rëndë në aspektin shpirtëror, po ashtu është e rëndë edhe në aspektin e vlerës së saj. Vërtet ajo është fjalë, që nëse merret nga ana e këtij njeriu dhe ngrihet shkallë – shkallë nga të dyja anët, ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut: “Ai që lexon Kur’an është sikurse ka arritur gradën e Profetëve, përjashto atë se atij nuk i vjen shpallje”, pra ngrihet vlera e tij. Kështu ishin edhe shokët e Profetit (a.s.). Nëse njëri prej tyre mësonte përmendsh EZ-ZEHRAVEJNI (Suren Bekare dhe Ali Imran) ngrihet në sytë e njerëzve. Këtë e argumentojmë prej hadithit të cilin e transmeton Enes Bin Malik (r.a.). Transmetohet nga Enesi se një njeri shkruante për Profetin (a.s.) dhe ai e lexonte suren Bekare dhe Ali Imran. Ai njeri, nëse e lexon kaptinën Bekare dhe Ali Imran, ngrihet para nesh, do të thotë i ngrihet fama.[13] Sepse kjo urtësi, e cila përmendet në Kur’anin Fisnik, ky mendim, dhe kjo aftësi për udhëzimin, e cila është rruga e drejtë, kur të bashkohet ngrihet në tërësi, ngrihet mes vetes. Dhe vërtet vlera e bashkuesit dhe graduesit ngrihet. Dhe bëhet i lartë pa marrë parasysh se a e njohin, e kuptojnë njerëzit apo jo atë. Sikurse rëndësia (pesha) në këtë kontekst fisnik tregon rëndësinë, vlerën nga aspekti i efektivitetit. Duke zgjeruar efektivitetin në hapjen e rrugëve, ndriçimin e rrugëve dhe duke marrë me dorën e njeriut përmes shumicës efikasitetin, produktivitetin e mençurisë dhe urtësisë.
Pesha, aftësi mbi asgjësimin
Prej kuptimeve të peshës (rëndësisë) në këtë dëshmi të bekuar, është edhe kuptimi i peshës në aftësinë e asgjësimit, për këtë Allahu xh.sh. në librin e tij faktet e tyre i quajti fakte të asgjësuara ku thotë: وَالَّذِينَ يُحَاجُّونَ فِي اللَّـهِ مِن بَعْدِ مَا اسْتُجِيبَ لَهُ حُجَّتُهُمْ دَاحِضَةٌ
“Ata që kundërshtojnë fenë e All-llahut pasi që asaj i janë përgjigjur (njerëzit), faktet e tyre janë të asgjësuara”.[14] Pra ajo është e asgjësuar për rëndësinë (peshën) e fjalës, sepse kur zbret kjo fjalë e rëndë, e asgjëson të pavërtetën, duke e anuluar mashtrimin, devijimin, të kotën, të prishurën, të gabuarën. Të gjitha këto i asgjëson duke i mbaruar dhe sajuar. Pra rëndësia (pesha) në këtë ajet fisnik ka ardhur edhe me këtë kuptim.
Pesha në aspektin e ndërprerjes dhe favorizimit
Po ashtu prej kuptimeve të larta të fjalës së rëndë në këtë aspekt, pesha në aspektin e ndërprerjes. Kur njerëzit janë të ndarë në diskutim, hulumtim mësojnë dhe polemizojnë dhe pastaj vjen fjala e Allahut (xh.sh.), që e pret fjalën e çdo folësi tjetër. Ka peshën dhe përmbajtjen e saj për të tërhequr të gjitha këto metodologji përcaktuese, që e bëjnë atë të aftë për ndërprerje, që do të thotë ndërprerje në çdo gabim dhe çdo gënjeshtër (falsifikim).
Po ashtu prej kuptimeve të peshës në këtë kuptim të lartë, peshën e kësaj fjale në aspektin e favorizimit e argumenton fjala e të Dërguarit të Allahut kur thotë: “Kush lexon një shkronjë nga libri i Allahut ka nga një shpërblim, dhe ky shpërblim dhjetëfishohet. Nuk them se ‘Elif Lam Mimi’ është një shkronjë, por Elifi është një shkronjë, Lami është një shkronjë dhe Mimi është një shkronjë.”[15] I thuhet lexuesit të kësaj fjale të rëndë për Ditën e Kijametit: “Atij që lexon Kur’an do t’i thuhet Ditën e Kijametit: Lexo Kur’an ashtu siç lexoje në dynja dhe vendi yt në Xhennet do të jetë, tek ajeti i fundit që do të ndalesh.”[16]
Ndërsa ai që punon me të ka përgatitur Xhennetin me të mirat e tij ku të dojë. Allahu (xh.sh.) në lidhje me ata që punojnë sipas kësaj fjale të rëndë thotë:
وَقَالُوا الْحَمْدُ لِلَّـهِ الَّذِي صَدَقَنَا وَعْدَهُ وَأَوْرَثَنَا الْأَرْضَ نَتَبَوَّأُ مِنَ الْجَنَّةِ حَيْثُ نَشَاءُ ۖ فَنِعْمَ أَجْرُ الْعَامِلِينَ
“E ata (të Xhennetit) thanë: “Falënderuar qoftë All-llahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e Xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim i mirë është ndaj atyre që vepruan drejt”.[17] Kjo është fjalë e rëndë në peshoren e mirësive:
Thotë Allahu (xh.sh.):
وَالْوَزْنُ يَوْمَئِذٍ الْحَقُّ ۚ فَمَن ثَقُلَتْ مَوَازِينُهُ فَأُولَـٰئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ . وَمَنْ خَفَّتْ مَوَازِينُهُ فَأُولَـٰئِكَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنفُسَهُم بِمَا كَانُوا بِآيَاتِنَا يَظْلِمُونَ
“Peshimi (i veprave), atë ditë do të jetë i drejtë. Ata që u rëndon peshorja me vepra të mira, do të jenë të shpëtuar; kurse ata që e kanë të lehtë peshoren me vepra të mira, do të humbin veten e tyre, për shkak se mohuan shpalljet Tona.”[18] Fjalë me peshë në peshoren e Allahut (xh.sh.) ku peshon krahu i atij që u nderua me këtë fjalë dhe u ngrit në gradat më të larta, pastaj punoi me të në kushtet më të favorshme të të mirave edhe nga aspekti i shpërblimit madhështor.
Pesha për nga aspekti dhe aftësia e saj në shërimin e zemrave
Kjo fjalë po ashtu është e rëndë nga aspekti i shërimit të zemrave dhe ringjalljes së tyre, thotë Allahu (xh.sh.): ﴿ وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاءٌ وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ ﴾
“Ne shpallim nga Kur’ani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët,”.[19] Kur të vendoset kjo fjalë në zemrën e besimtarit ose besimtares, nuk mund ta luftojë diçka tjetër këtë fjalë të rëndë, prej dyshimeve, epsheve, armiqësive, helmeve apo diçka tjetër, ku kjo fjalë e bekuar e mbush zemrën dhe i nënshtrohet (bindet) asaj dhe nuk lë vend për diçka tjetër, duke argumentuar me fjalën e Allahut të madhëruar: ﴿ وَلِيَعْلَمَ الَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ أَنَّهُ الْحَقُّ مِن رَّبِّكَ فَيُؤْمِنُوا بِهِ فَتُخْبِتَ لَهُ قُلُوبُهُمْ
“E, edhe për ta vërtetuar të diturit se me të vërtetë ai (Kur’ani) është realisht prej Zotit tënd dhe kështu t’i besojnë atij (Kur’anit) dhe (zemrat e tyre) të binden ndaj tij”.[20]
Pesha nga aspekti i mundësisë së përvojës së njeriut
Rëndësia, pesha e kësaj fjale nga aspekti i mundësisë së përvojës së njeriut, kur thotë Allahu (xh.sh.):
فَاعْتَبِرُوا يَا أُولِي الْأَبْصَارِ
“Pra merrni përvojë o ju të zotët e mendjes”.[21] Anija e tij nuk ka mundësi të paraqesë thënie të dyshimta me gabime, ku ajo ka aftësi që të hapë rrugën e ndarë të saj nga një breg (vend) në tjetrin, prej bregut të injorancës në bregun e diturisë, nga bregu i humbjes në bregun e udhëzimit, nga bregu i dyshimit në bregun e vërtetë, ajo është një anije e aftë me emrin e Allahut Fuqiplotë, që i hap ujërat e ndara nëpër këto brigje me peshën e saj, dhe anija sa më e rëndë që ishte, kishte mundësi t’i hapë, çelë, çajë valët e detit: وَجَرَيْنَ بِهِم بِرِيحٍ طَيِّبَةٍ
“që lundrojnë me ta (me udhëtarët) me anë të një ere të lehtë”.[22]
Pesha dhe zgjedhja në momentet e krahasimit me librat e mëparshëm
Po ashtu prej kuptimeve të peshës në këtë vështrim fisnik, pesha (Kur’ani) dhe përparësia e zgjedhjes në momentet e krahasimit me librat e zbritur më parë, Allahu (xh.sh.) librin e Musait dhe Harunit (a.s.) e quajti كِتَابُ الْمُسْتَبِين libri i qartë:
وَآتَيْنَاهُمَا الْكِتَابَ الْمُسْتَبِينَ “Atyre të dyve u dhamë librin e përsosur e të qartë”.[23]
Ndërsa Kur’anin Famëlartë e quajti كِتَابُ الْمُبِين Libër të kuptueshëm:
﴿ طس ۚ تِلْكَ آيَاتُ الْقُرْآنِ وَكِتَابٍ مُّبِينٍ ﴾
“Ta, Sinë. Këto janë ajete të Kur’anit dhe të librit të kuptueshëm”.[24] Për këtë, ky Kur’an është prijësi i librave dhe me të i ishte dërguar Muhammedit (paqja qoftë mbi Të), me peshën e fjalës, e cila iu zbrit atij. Ai është prijësi (imami), të cilin e nderoi Allahu (xh.sh.) si Prijës të të gjithë Profetëve mbarë, siç u vërtetua me ngjarjen e Israsë dhe Miraxhit të bekuar, ku transmeton Muslimi nga Hadithi i Israsë thënien e Profetit (paqja qoftë mbi Të), ku thotë: “Kur isha në mesin e tyre… kur hyri koha e namazit u dola imam atyre.” Kjo është fjalë me peshë (e rëndë) në krahasim me dërgesat e mëhershme.
Pesha në bisedën e njeriut me veten e tij
Kjo fjalë po ashtu është me peshë edhe në bisedën e njeriut me veten e tij. Njeriu nuk është një njësi e vetme, por ai është një bashkim i njësive të tjera, ai ka shpirt, ka nefsin, ka pronën, ka shokun, ka djaj prej Xhindeve dhe njerëzve, ka sfera të tjera, ka inspirime të këtyre zërave, të cilat ndikojnë në brendinë e njeriut, kur paraqesin dhe tregojnë nëse është i barabartë nga aspekti i peshës dhe posedimit të saj brenda vetes së njeriut. Dhe në kontekstin e të gjitha këtyre njësive përbërëse të tij, kur ndërhyn kjo fjalë me peshë me të vërtetë qetësimi vjen në zemrën e njeriut dhe nuk mbetet asnjë shqetësim, ashtu siç ka thënë Allahu (xh.sh.):
فِيهِ شُرَكَاءُ مُتَشَاكِسُونَ “në posedimin e të cilit ishin ortakë pa marrëveshje mes vete…”.[25] Mirëpo do të jetë paqe për hir të Allahut, Zotin e të gjithë botëve dhe do të bëhen më të aftë që të hyjnë të gjithë në paqe, thotë Allahu (xh.sh.):
﴿وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّـهِ ۚ إِنَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ . إِنَّ الَّذِينَ اتَّقَوْا إِذَا مَسَّهُمْ طَائِفٌ مِّنَ الشَّيْطَانِ تَذَكَّرُوا فَإِذَا هُم مُّبْصِرُونَ . وَإِخْوَانُهُمْ يَمُدُّونَهُمْ فِي الْغَيِّ ثُمَّ لَا يُقْصِرُونَ . وَإِذَا لَمْ تَأْتِهِم بِآيَةٍ قَالُوا لَوْلَا اجْتَبَيْتَهَا ۚ قُلْ إِنَّمَا أَتَّبِعُ مَا يُوحَىٰ إِلَيَّ مِن رَّبِّي ۚ هَـٰذَا بَصَائِرُ مِن رَّبِّكُمْ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ . وَإِذَا قُرِئَ الْقُرْآنُ فَاسْتَمِعُوا لَهُ وَأَنصِتُوا لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ﴾
“E nëse të godet shejtani me ndonjë ves, ti kërko strehim te Allahu, sepse vërtet Ai dëgjon dhe di. Vërtet ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (Allahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën). E vëllezërit e tyre (jo të ruajturit) i përkrahin (shejtanët) për në humbje dhe nuk u ndahen. Dhe ti kur nuk u sjell atyre ndonjë mrekulli (që e kërkojnë) thonë: “përse ti nuk e trillove vetë?” Thuaj: “Unë (nuk trilloj) i përmbahem vetëm asaj që më shpallet nga Zoti Im, ky (Kur’an) është argument (me të cilin ndriçohen zemrat) nga Zoti juaj, është udhërrëfyes dhe mëshirë për popullin që beson. Kur lexohet Kur’ani, ju dëgjojeni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë”.[26]
Pesha për nga aspekti i sfidimit
E përfundoj këtë fjalë në lidhje me fjalën peshë, duke treguar se prej kuptimeve të fjalës peshë, në aspektin e sfidimit me të cilën fjalë Allahu (xh.sh.) sfidoi xhindet dhe njerëzit:
وَإِن كُنتُمْ فِي رَيْبٍ مِّمَّا نَزَّلْنَا عَلَىٰ عَبْدِنَا فَأْتُوا بِسُورَةٍ مِّن مِّثْلِهِ وَادْعُوا شُهَدَاءَكُم مِّن دُونِ اللَّـهِ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ
“E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë sillni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’an) dhe thërrisni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos Allahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur’ani nuk është prej Zotit)”.[27] Ky sfidim ekziston prej katërmbëdhjetë shekujsh dhe historia e ka dëshmuar, çfarë u ndodhi atyre që me vetet e tyre u munduan ta sfidojnë Kur’anin në këtë çështje dhe ta kalojnë këtë fjalë me peshë. Për këtë, kjo fjalë me peshë ka edhe të tjera kuptime të shumta, kjo fjalë është ilaç, është qetësim, prehje, shërim dhe kjo është një Rukje e bekuar, e cila kur futet në brendësinë e njeriut me peshën e saj i zgjidh të gjitha shqetësimet dhe sëmundjet: قُلْ هُوَ لِلَّذِينَ آمَنُوا هُدًى وَشِفَاءٌ
“Thuaj ai është për besimtarët udhëzues e shërues”.[28]
Lusim Allahun (xh.sh.) të na shërojë me këtë fjalë me peshë (të rëndë) nga të gjitha sëmundjet, nga të gjitha fatkeqësitë e jashtme dhe të brendshme. Amin!
[1] El-Muzzemmil: 5.
[2] Ez-zuhruf: 53.
[3] El-Haxhxh: 23.
[4] El-A’raf: 117.
[5] El-Enbija: 18.
[6] El-Hashr: 21.
[7] En-Nisa: 95.
[8] Transmeton Buhariu.
[9] Transmeton Buhariu.
[10] Jusuf: 3.
[11] Ez-Zumer: 23.
[12] Ez-Zumer: 55.
[13] Transmeton Imam Ahmedi.
[14] Esh-Shura: 16.
[15] Transmeton Buhariu.
[16] Transmeton Ebu Davudi.
[17] Ez-Zumer: 74.
[18] El-A’râf: 8-9.
[19] El-Isrâ: 82.
[20] El- Haxhxh: 54.
[21] El-Hashr: 2.
[22] Junus: 22.
[23] Es-Saffat: 117.
[24] En-Neml: 1.
[25] Ez-Zumer: 29.
[26] El-A’râf: 200-204.
[27] El-Bekare: 23.
[28] Fussilet: 44.