Ndiqni të sinqertët

Veçanërisht në ditët e sotme, ata që i kanë vënë shpatullat detyrës së kumtesës e të orientimit që është një detyrë profetike, duhet të kenë shumë kujdes në këtë pikë dhe duhet të sillen me shumë ndjeshmëri. Sepse forca ndikuese e fjalës është e fshehur jo në kumtesën dhe në ligjërimin e bukur, por në të qenit i sinqertë.

E të qenët i sinqertë kërkon vullnetarizëm dhe flijim. Pikërisht për të vënë gishtin në këtë konceptim, në Kur’an thuhet: “Ndiqni njerëzit që nuk kërkojnë ndonjë shpërblim prej jush e që janë në rrugë të drejtë!” (Kur’ani, Jasin: 21)

Po, ndërsa ata fluturojnë në qiejt e orientimit, edhe ju ndiqini ata. Sepse nuk kërkojnë prej jush ndonjë gjë në emër të kësaj bote. I mendoni mirë njerëzit që do t’i ndiqni pas me mendje të fjetur, i matni dhe lidhuni pas atij që jeton natë e ditë i mbushur plot me ashkun e shërbimit. Ai duhet të parapëlqejë përgatitjen e rrugëve nga do të kalojnë karrocat e fitores së brezit të ardhshëm, konceptimin dhe arritjen e ditëve të mrekullueshme e të përshndritshme të asaj kohe.

Dhe në botën ndjesore të tij të mbrujtur me vullnetarizëm e sakrificë të mos bjerë qoftë edhe hija e një kërkese të pafajshme. Ja, të tillë prijës e të parë zgjidhni për vete dhe u shkoni pas!

Postime të ngashme

%d bloggers like this: