“Namazet e mia… Namazet e mia… Namazet e mia..”

Fjalët e gjyshes po i kumbonin në vesh:

-Biri im, a lihet namazi deri në këtë kohë?

Gjyshja i kishte mbushur të shtatëdhjetat, por  kur thirrej ezani fluturonte nga vendi, nxitonte të merrte abdes dhe të falte namaz me një shpejtësi që nuk pritej nga mosha e saj.

Por ai, nuk po e mposhte dot egon (nefsin) e tij. Gjithmonë i ndodhte “diçka” dhe e vononte namazin për në kohën e fundit, dhe e falte shpejt e shpejt. I zhytur në mendime, u ngrit, dhe i nguliti sytë te ora. Kishin mbetur edhe 15 min që të thirrej ezani i jacisë. Duke e tundur kokën sa majtas djathtas po thoshte me vete: “Sërish u bëra vonë për namaz…”

Me përtesë mori abdes dhe shkoi në dhomën e tij. Detyrimisht e fali namazin shumë shpejt. Kur po bënte tesbihatin nuk mund ta hiqte nga mendja gjyshen:..”nëse më shikon në këtë gjendje, do të hidhërohet sërish me mua..” Ai e donte shumë atë… Ajo e falte namazin aq bukur, sa që ai e shikonte me admirim si ngjyrat e ylberit. Kishte një përkushtueshmëri shumë të madhe në namaz.

Atë ditë kishte qënë në mësim deri në mbrëmje. Kishte një lodhje të tmerrshme… Kur po bënte dua, e vendosi kokën midis duarve dhe ra në sexhde. Pas namazit, i pëlqente që të meditonte në këtë mënyrë. Sikur iu mbyllën sytë. “Sa qënkam lodhur”,  tha me vete, dhe ashtu filloi të dremisë në sexhde..

Kishte ndodhur kijameti (dita e fundit). Kishtë një masë njerëzish të paparë. Nga të gjitha anët kishte njerëz. Disa qëndronin si të ngrirë, vetëm vështronin përreth; disa të tjerë silleshin sa majtas djathta, disa të tjerë ishin gjunjëzuar, e disa të tjerë kishin vendosur duart në kokë dhe prisnim.

Dukej sikur po i ndalte zemra, po i mbahej fryma dhe filloi të mbulohej në djersë të ftohta. Kur ishte në jetë kishte dëgjuar shumë rreth llogaridhënies në botën tjetër, peshores (mizan) dhe urës (siratit). Por, kurrë nuk i kishte shkuar në mendje që mahsheri (vendi i grumbullimit të njerëzve ditën e gjykimt) do të ishte kaq i tmerrshëm dhe pritja do të ishte po kaq e frikshme.

Dhënia llogari vazhdonte. Në një çast lexuan emrin e tij. Ai, duke vështruar sa majtas djathtas, duke iu dridhur buza pyeti: “A thirrët emrin tim?”

Turma për një çast u nda në dysh dhe u hap një rrugë… Dy persona e kapën për krahësh. Dukej qartë që ishin nënpunësit e sheshit të mahsherit. Me një vështrim të habitur filloi të ec përmes turmës. Erdhi në qendër. Engjëjt që kishte anash u larguan.

Vështrimin e kishte para. Përpara syve i kaloi e gjithë jeta e tij si një shirit filmi…”Lavdia i takon Allaut”, tha me vete dhe vazhdoi: “Që kur i hapa sytë në jetë, kam parë njerëz që shërbenin në rrugën e Allahut. Babai im, organizonte ligjërata dhe e harxhonte pasurinë e tij në rrugën e fesë. Nëna, priste miqtë që vinin në shtëpi dhe u përgatiste atyre ushqim. Sapo ngrihej një tavolinë, përgatitej tjetra. Edhe unë kam qënë gjithë kohës në këtë rrugë. Jam përpjekur në shërbim të njerëzve. U kam folur atyre rreth Zotit. Kam falë namaz e kam agjëruar. I kam kryer të gjitha farzet (detyrimet) dhe jam larguar nga harramet ( të ndaluarat).

Duke i rrjedhur lotë në faqe tha: “Unë e dua Allahun, ose të paktën ashtu mendoj”, ndërsa nga ana tjetër mendonte se: “Çfarë do që të kem bërë në rrugë të Allahut, nuk mjafton që të fitoj parajsën.” E vetmja mbështetje për të ishte Allahu (xh.sh).

Llogaria zgjati gjatë. Djersiste pa pushim dhe dridhej me të madhe. Syte i kishte te përfundimi që do të dilte nga peshorja (mizan).

Më në fund do të jepej vendimi. Engjejt e ngarkuar me detyrë, me letër në duar u kthyen nga masa e njerëzve. Në fillim u lexua emri. Nuk po e mbanin më gjunjët, gati sa nuk po binte në tokë. Nga emocioni i  kishte mbyllur sytë dhe po priste të lexohej vendimi.

Nga turma u dëgjua një ulëritje. A s’po i dëgjonin mirë veshët? Emrin e kishte te ata që do të shkonin në xhehenem (ferr). Ra në gjunjë, i shtangur nga vendimi.

“Nuk ka mundësi”, ulëriti me të madhe. Filloi të sillej rrotull si i çmendur. Nuk mund ta besonte. “Si mund të shkoj unë në xhehemen? Unë përgjatë gjithë jetës sime kam qënë bashkë me njerëz që shërbejnë në rrugë të Allahut. Jam angazhuar gjithë jetën bashkë me ta. Kam folur vetëm rreth Zotit.” Lotët i rridhnin si litar dhe i njomnin trupin e tij që dridhej. Dy engjëj, e morën nga krahët dhe përmes turmës e çuan drejt xhehenemit që i ngjitej flaka deri në qiell. Përpëlitej. Vallë, a nuk kishtu ndonjë fije shpresë? A do të dilte ndokush që ta ndihmonte?

Duke u përpëlitur, nga buzët që drishim filluan të derdheshin këto fjalë: “Shërbimet… Agjerimi im… Kurani që kam kënduar… Namazi im… Asgjë nuk do të më shpëtojë mua?”

Përgjërohej duke ulëritur. Engjëjt e xhehenemit nuk e dëgjonin fare por vazhdonin ta tërhiqnin. I ishin afruar shumë flakëve të xhehenemit. E ktheu edhe një herë kokën pas. Ishte përpjekja e tij e fundit. Kujtoi që Profeti Muhamed (sal’la llahu alejhi ue sel’lem) ka thënë: “Ashtu si pastrohet një njeri  duke u larë pesë herë në ditë nga uji i lumit që kalon përpara shtëpisë së tij, ashtu edhe abdesi pesë herë në ditë e pastron besimtarin nga gjynahet.” “Ndërsa mua, as namzi nuk do të më shpëtojë?”, po mendonte ai.

“Namazet e mia.. Namazet e mia… Namazet e mia..”, po thërriste ai me të madhe. Engjëjt e ngarkuar në detyrë nuk ndaluan fare. Erdhën në grykë të gropës së xhehenemit. Nxehtësia e flakëve të përcëllonte fytyrën. U kthye edhe një herë të fundit për të parë mbrapa. Tani më edhe sytë i ishin tharë. Shpresat i kishte humbur. Uli kokën përpara dhe u kërrus më dysh. Prangat që i shtrëngonin duart u hapën. Një nga engjëjt e xhehenemit e shtyu atë.  Në atë çast e pa veten e tij në ajër dhe po shkonte drejt flakëve.

Kur ishte afruar flakëve një a dy metër, u zgjat një dorë dhe e kapi nga mbrapa. Ngriti kokën dhe pa lart. Një plak mjekërrbardhë e kishte shpëtuar atë, dhe e tërhoqi sipër. Duke fshirë pluhurin që kishte në fytyrë e pyet: “Po ti kush je?”

Plaku buzëqeshi:

– Unë jam namazi yt.

– Po pse u vonuat kaq shumë? Erdhët në momentin e fundit. Pothuajse isha duke rënë,  po pyeste ai. Plaku duke e vrenjtur fytyrën, buzëqeshi sërish, tundi kokën dhe tha:

-A të kujtohet, që edhe ti më arrije mua gjithmonë në çastet e fundit?

E ngriti kokën nga sexhdeja. Ishte mbytur në djersë. Nga jashtë po dëgjohej një zë. Ishte ezani i jacisë. Në çast u ngrit nga vendi si vetëtimë dhe shkoi të merrte abdes…

Postime të ngashme

%d bloggers like this: