Mjerimi i ditëve tona!
“Në kohën afër kijametit do të ketë përshëndetje të posaҫme (duke nxjerrë në pah personalitetin), tregtia do të marrë rëndësi të madhe, aq shumë saqë gruaja do ta ndihmojë burrin në tregti, do të ndërpriten lidhjet e gjakut dhe lidhjet farefisnore, do të jepet dëshmi për gënjeshtrën, do të fshihet dëshmia për të vërtetën dhe do të nxitet lapsi.” (Musned, 1/407, 408; Mustedrek, 4/98, 446).
Ky hadith, kjo porosi profetike na jep në dorë të sotmen në tërë lakuriqësinë e saj pa patur nevojë për asnjë interpretim apo koment. Tregtia do të marrë rëndësi të madhe, të tillë që do të konkretizohet me investime miliardash e trilionash. Vetëm për reklamë do të shpenzohen miliona e miliarda dhe në tregti shpeshherë do të përdoret femra për reklamë. Disa herë femra do të hyjë në tregëti drejtpërdrejt dhe do të përsillet në tregje e panaire si objekt reklame në vetvete.
Do të këputen lidhjet e gjakut dhe ato farefisnore. Të drejtat e prindërve dhe të të afërmve do të nëpërkëmben. Me tu plakur prindërit në atë gradë sa të mos jenë në gjendje të vlejnë për diҫka, dmth. atëherë kur të bëhen plotësisht nevojtarë për interesim dhe dhembshuri do të dërgohen në azil ku pleqtë e mjerë do të përpiqen të gjejnë prehjen e humbur në shtëpitë e tyre. Megjithëse Allahu u ka dhënë prindërve të drejtën më të madhe pas vetes (Kur’an-i, El Bekara:83, Nisa:36, Isra:23), urdhrit të Tij nuk do ti vihet vesh dhe ata do të trajtohen në atë mënyrë të ulët dhe kriminale saqë barbarët më të egër do të kujtohen me mëshirë.
Kalemi do të nxitet e do të marrë zhvillim të madh, dmth, shtypshkronjat do të punojnë pa pushim, do të shtypen gazeta, revista dhe libra. Shkrimi do të kthehet në një profesion që do të marrë një rëndësi dhe zhvillim të madh, mjedisin njerëzor do ta përfshijë dëshmia mbi gënjeshtrën ndërsa askush nuk do të priret për të dëshmuar të vërtetën. Shoqëria do të kthehet pothuajse në gjendjen e një fabrike gënjeshtrash dhe jeta, në një dimension, do të lëvizë nëpër një orbitë gënjeshtrash, tradhëtish dhe mashtrimesh. Këto pohime mbi të fshehtën i përkasin të dërguarit të Allahut (a.s.). Zoti ia ka mësuar atij e ai (a.s.) na i ka njoftuar neve dhe këto ngjarje që po ndodhin sot tregojnë hapur se sa të drejtë ka patur i dërguari i Allahut.