Mirëpritja e mysafirëve
I Dërguari i Zotit (s.a.s.) na mësoi t’i nderojmë mysafirët tanë. Ai ka thënë: “Ai që i beson Allahut dhe Ditës së Fundit, le ta nderojë mysafirin e tij.” (Muslimi)
Nderimi i mysafirëve përfshin shfaqjen e bujarisë ndaj tyre dhe përpjekjen e bërë për t’i lumturuar ata. Një sjellje e tillë përveçse është një porosi profetike, këtë gjë e gjejmë të demonstruar edhe në jetën e të Dërguarit të Allahut. Ai tregonte nderimin dhe respektin më të lartë ndaj kujtdo që trokiste në derën e tij. Askush nuk ia kalonte atij në bujari dhe mikpritje. Çdokush që vinte te ai do ta ndjente veten si mysafirin më special të Profetit (a.s.).
Është e rëndësishme të respektohen dhe mirëpriten mysafirët, veçanërisht nëse ata janë të huaj, ose nuk kanë familje apo miq për t’i pritur ata. Në lidhje me këtë, i Dërguari i Zotit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) tha: “Në të vërtetë, kushdo që beson se Zoti është Bujar, i Cili siguron furnizimin për krijesat e Tij dhe shpërblen ata që janë mikpritës ndaj mysafirëve të tyre, duhet të kujdeset për mysafirin e tij .. ” Në të vërtetë, Zoti do të na shtojë furnizimet dhe do të na shpërblejë në Ditën e Fundit nëse i mirëpresim mysafirët tanë me një mikpritje të ngrohtë dhe bujare, sepse Allahu është Bujar, i do bujarët dhe nuk i pëlqen ata që janë koprracë dhe të pasjellshëm me njerëzit.