Metodat e të mësuarit

Imam Zarnuxhi, në një nga veprat e tij të shumta, u rekomandon studentëve disa metoda të të mësuarit:

-Kërkimi i ndihmës së Allahut, duke iu lutur me sinqeritet. Një prej lutjeve kuranore për të kërkuar dije është: “O Zot, ma shto dijen”!

-Serioziteti, ngulmimi dhe zelli në kërkim të dijes.

-Të qenët i organizuar dhe jo i shpërndarë, si dhe përpjekja për vazhdimësi.

-Mbajtja shënim e gjërave prej të cilave mund të përfitoni, pasi në këtë mënyrë dija juaj do të jetë e qëndrueshme.

-Nëse është e mundur, merrni abdes dhe drejtohuni nga kibla kur të mësoni.

Postime të ngashme