Njohja e vetvetes

Njohja e vetvetes dhe fisnikëria ndaj të tjerëve janë virtyte themelore, madhore.

Njohja e vetvetes: Kjo nuk do të thotë të nënvlerësosh veten dhe të mbivlerësosh të tjerët, as të mbivlerësosh veten dhe të nënvlerësosh të tjerët. Sa më shumë ta njohë njeriu vetveten, aq më afër Zotit do të jetë dhe Ai do ta ndihmojë që ta ruajë ekuilibrin.

Fisnikëria: Fisnikëri është kur u dhuron të tjerëve të mira, prej të cilave ata mund të përfitojnë pa u tunduar për t’i shpërdoruar, pra bën ndere që nuk bien ndesh me natyrën e tyre. Me fjalë të tjera, njeriu nuk duhet t’u bëjë ndere të tepruara të tjerëve, kur ata nuk janë të denjë për ndere të tilla, por brenda mundësive, duhet t’u krijojë atyre të gjitha rrethanat e mundshme lehtësuese, që ata të ngrihen moralisht dhe materialisht.

Të mos harrojmë se asnjë e drejtë nuk është më parësore se ajo e së vërtetës dhe nëse i mundëson dikujt të gjejë të vërtetën, dije se i ke bërë nderin më të madh.

Postime të ngashme