Një e qeshur me zemër

E qeshura është ilaç më vete. Ajo është terapia e duhur për shërimin e plagëve e të vuajtjeve dhe ruan gëzimin shpirtëror. Efektet që ajo lë te njeriu janë mahnitëse, pasi sjell ndryshime psikologjike dhe biokimike. Ndër ndryshimet psikologjike është zbrazja e tensioneve emocionale.

Nëse qeshni kur jeni të mërzitur, do të ndiheni më mirë, do të keni ndryshime në rrjedhën e të menduarit, do të filloni t’i shihni problemet nga largësia, do të rivlerësoni rëndësinë e çështjeve dhe jeta do t’ju duket më e bukur.

Gjithashtu, gjatë qeshjes ulet niveli i hormonit të kortisolit, që sekretohet me shumicë kur jeni të stresuar dhe rritet imunoglobulina A, që mbron trupin nga disa viruse, përmirësohen ritmi i frymëmarrjes, ai i qarkullimit të gjakut dhe sasia e oksigjenit që qarkullon në trupin tuaj.

Përfundimisht, ne nuk humbasim asgjë duke qeshur; veçse përfitojmë pa masë freski dhe gjallëri. Ndaj thuhet: “Ngjallini zemrat tuaja me buzëqeshje…”

Postime të ngashme