Mëshira pas fitores

Është e thjeshtë të tregohesh i mëshirshëm dhe falës kur gjendesh në pozita të dobëta. Por kur zotërojnë pushtet dhe formohen mundësitë, njerëzit priren të abuzojnë me autoritetin e tyre dhe t’i ndëshkojnë rëndë kundërshtarët.

Edhe në këtë aspekt, sjellja e Profetit Muhamed ishte unike. Shembulli më i mirënjohur është çlirimi paqësor i Mekës nga myslimanët. Në çastin kur mund t’i kishte shkatërruar me lehtësi armiqtë e tij, Muhamedi (a.s), tregoi vetëpërmbajtje mbresëlënëse.

Mes atyre që Profeti fali ishte edhe Ebu Sufjani, një nga prijësit e kundërshtarëve të Islamit; Ikrime ibn Ebu Xhehli, djali i njërit nga armiqtë e betuar të Profeti (a.s); Hindi, gruaja e Ebu Sufjanit, që dhunoi kufomën e xhaxhait të Profetit (a.s), Hamzait, pasi ai vdiq në betejën e Uhudit; Vahshiu, njeriu që u pagua nga Hindi për të vrarë Hamzain, ej. Asnjëri nga këta persona nuk u ndëshkua për krimet e tij. Profeti u sigurua që askush të mos hakmerrej.

Shumë myslimanë sot janë larg këtyre mësimeve. Krahasojini këto qëndrime me atë të disa myslimanëve që i mallkojnë të tjerët të shkojnë në ferr dhe luten për shkatërrimin e tyre. Askush prej nesh nuk e di se ku do të përfundojmë në botën e përtejme. Prandaj, të vazhdojmë të lutemi që të mbetemi në rrugën e drejtë dhe që edhe të tjerët të udhëzohen në këtë rrugë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: