Maturia

Islami kërkon nga besimtarët e tij që të jenë gjithmonë dhe për gjithçka të matur. Ndër çështjet më kryesore ku ata duhet të tregojnë maturinë e tyre janë: ushqimi, pija dhe gjumi.

Njeriu duhet të hajë dhe të pijë vetëm aq sa i nevojitet organizmit. Kjo është rruga më e mirë që duhet të ndjekë njeriu për të ruajtur shëndetin e tij. Po këtë rekomandon edhe mjekësia. Të ngrënit e të pirët e tepërt ndikon për keq, jo vetëm në trupin e njeriut, por edhe në shpirtin e tij. Profeti (a.s) ka thënë:

“Mos e mbysni zemrën tuaj me ushqim të tepërt! Zemra e njeriut është si fara në fushë, të cilën shiu e shkatërron.”

Njeriu duhet të jetë i matur edhe përsa i përket kohës së gjumit. Ai që zgjohet herët ka dobi në pikpamje trupore e shpirtërore. Këtë e dinë mirë ata që zgjohen herët. Edhe në darkë është mirë të mos rrihet vonë. E tillë ka qenë praktika e Profetit Muhamed (a.s).

Maturia duhet të na shoqërojë edhe në aspektet e tjera të jetës sonë të përditshme si në të folur, në punë, në të gjitha veprimet e sjelljet tona në shoqëri.

Postime të ngashme