LUTJET E PRANUARA – Lirimi nga borxhi
Seid bin Musejibi transmeton prej Muadh ibën Xhebelit r.a. se i Dërguari s.a.v.s. e ka kërkuar të xhumanë. Pasi që u fal, Muadhi erdhi dhe i Dërguari s.a.v.s. e pyeti: Pse nuk të shoh?
Muadhi iu përgjigj: “O i Dërguar i Allahut, i kam borxh një hebreu, prandaj jam frikësuar se, nëse dal, do të më ndalojë dhe nuk do të mund të vij te ti”
Ai tha: O Muadh, a dëshiron të ta mësoj një dua, me ndihmën e së cilës, nëse e këndon, Allahu do të lirojë nga borxhi, sado që të jetë ai?
Kur u përgjigj se dëshiron, ai tha: Pasi që të këndosh: “Thuaj: O Allah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë! Ti e fute natën në ditë dhe Ti e fute ditën në natë, Ti nxjerr nga i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin dhe Ti e begaton pa masë atë që do!” (Ali Imran, 26-27), këndoje: ‘O Mëshirues i dynjasë dhe Ahiretit, ia jep ato atij që dëshiron, e ia ndalon atij që dëshiron. Më mëshiro me mëshirën me të cilën do të më kursesh prej mëshirës së çdokujt tjetër.
يارحمان الدنيا والآخرة تعطيهما من تشاء وتمنعهما من
تشاء إرحمنى رحمة تغنيني بها عن رحمة من سيواك
Ja Rrahmaneddunja vel-ahireti tu’tihima men teshau ve temneuhuma men teshau irhamni rahmeten tugnini biha an rahmetin men sivake.
Për këtë dua thonë se, po të lutet i robëruari më të, do të lirohej prej robërisë.