LUTJET E PRANUARA – E ka të garantuar Xhennetin

Shënohet prej Ebu Umame Bahiliut r.a. se i Dërguari i Allahut ka thënë:

Kush thotë kur të zgjohet: ‘O Allahu im, Ty të takon çdo falënderim, s’ka zot përveç Teje, o Zoti im, e unë jam robi Yt, Ty të besoj sinqerisht duke e shfaqur fenë time. Ty ta kam dhënë besën dhe jam mbështetur në premtimin Tënd, aq sa mundem. Para Teje pendohem për çdo veprim të keq timin dhe prej Teje kërkoj falje për mëkatet e mia, askush nuk mund të falë përveç Teje’.

اللهم لك الحمد لا إله إلا أنت ربي وأنا عبدك آمنت بك مخلصا لك ديني أصبحت على عهدك ووعدك ما استطعت وأتوب إليك .من سيء عملي واستغفرك لذنوبي إنه لا يغفر الذنوب إلا أنت

Allahumme lekel-hamdu la ilahe il-la ente rabbi ve ene abduke amentu bike muhlisan leke dini asbahtu ala ahdike ve va’dike mesteta’tu ve etubu ilejke min sejjii ameli ve estagfiruke lidhunubi innehu la jegfirudhdhunube il-la ente.

Nëse vdes atë ditë, atëherë Xhennetin e ka të garantuar. Nëse këtë të njëjtën e thotë në mbrëmje, e pastaj vdes atë natë, e ka të garantuar Xhennetin, vetëm se duhet të thotë: “Më zuri nata’ (emsejtu).

Postime të ngashme

%d bloggers like this: