LUTJET E PRANUARA – Duaja e furnizimit (riskut)

Nafi’u shënon prej Ibni Omerit r.a. se ka thënë: “Kam qenë prezent tek i Dërguari s.a.v.s. kur erdhi një njeri dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, pasuria po më shkrihet!’

I Dërguari s.a.v.s. e pyeti: Pse nuk e këndon duanë e melekëve dhe tesbihët e të gjitha krijesave me të cilët ato furnizohen?

Njeriu e pyeti: Cila është ajo, o i Dërguar i Allahut?’

Ai i tha: I lëvduar qoftë Allahu dhe Atij i takon çdo falënderim. Kërkoj falje prej Allahut. Këtë thuaje njëqind herë, në mes agimit dhe deri kur të mbarosh me sabahun. Dynjaja do të vijë e nënshtruar dhe me fuqi.

.سبحان الله ، والحمد لله ، سبحان الله العظيم ، أستغفر الله

SubhanAllah ve elhamdulilah subhanAllahil-adhim, estagfirullllah.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: