Lutja… A kemi qarë si Ejubi?

Supozohet se problemi mund të zgjidhet në platforma të ndryshme politike me ndërmjetësimin e një personi të caktuar. Problemet zgjidhen bazuar në kriteret e kësaj bote dhe madje duke i imituar njerëzit e saj thuhet ‘ Për çfarë duhet të qajmë e të përgjërohemi? ‘. Por harrohet se burimi më i rëndësishëm i forcës për besimtarin është besimi dhe përsëritja e “Lâ haule ue lâ kuvvete il’lâ bil’lâh”. Ky besim dhe këmbëngulje është një diamant nga thesaret e parajsës dhe është pasqyrim i fuqisë dhe forcës së Azizu Kahharit. Nuk ka asnjë problem të pazgjidhur përsa kohë besimtarët mbështeten tek kjo derë. Shpeshherë kam përmendur fjalët e Imamit Alvar i cili thotë :

A thua vallë nuk do të pyesë për ty / nëse gurgullon si uji  / qan si Ejubi / dhe të digjet shpirti?

A nuk na është hapur dera sa here që kemi gurgulluar si uji apo qarë si profeti Ejub? A nuk na kanë pyetur se ç’është kjo erë kur nga shpirti ynë ka dale një aromë e djegur? Unë nuk e shoh këtë përgjërim në botën islame, ndoshta jam unë ai që nuk e sheh, ndoshta ka prej atyre të vuajturve të cilët i ngrenë duart lart dhe i luten dëshpërimisht.

Por lutjet e bëra bashkërisht pranohen më shumë se ato të bëra vetëm. Nuk mjaftojnë lotët e disa personave të njohur të bashkësisë islame për zgjidhjen e problemeve. Tek Dhiata e Vjetër tregohet sesi Daudi (a.s) i është lutur Zotit duke qarë për 25 vite me radhë. Në shumë libra thuhet se lulëzonin vendet ku binin lotët e Daudit (a.s). Kjo është një fjalë e thënë në emër të hiperbolizimit por përbën një shembull të rëndësishëm për të treguar lotët e Daudit (a.s) përballë kritikave.

Ja pra nëse hallet e botës islame bëhen dhe hallet tona lëndinat duhet të mbarojnë me lotët tanë. Mendimi i kërkimit strehë tek Zoti duhet të lartësohet në shpirtrat tanë. Para së gjithash duhet të kalohet problemi i besimit i shpirtrave të besimtarëve. Të gjithë duhet ta besojmë përzemërsisht Zotin. t’i besojmë dhe t’i drejtohemi edhe një here Atij.

Zoti i madhëruar urdhëron: ‘O besimtarë ! Ju keni përgjegjësi vetëm për veten tuaj. ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë nëse jeni në rrugë të drejtë.’ (Mâide, 5/105) Nëse ju e keni bërë zgjedhjen tuaj në rrugën e udhëzimit dhe nëse udhëzimi është shndërruar në thellësi të natyrës suaj, përpiqeni t’i bëheni robër Allahut dhe ftoni edhe të tjerët në këtë adhurim atëherë asgjë dhe askush nuk mund t’ju dëmtojë.

Nuk ka arsye pse Zoti të shkatërrojë punët e bëra për hir të Tij nëse ne jemi njerëz të sigurt në mbajtjen e porosisë. Kërkimi i burimit të problemeve tek vetja është tipar dallues i besimtarit. Atëherë le të shohim nëse jemi një shpirt i përkushtuar për atë porosi, nëse jemi zbatues të urdhrave të Tij dhe mbajmë përherë dorën në zemër.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: