Ligjërata më e bukur, Kurani
Kurani është një katalog i ligjeve hyjnore dhe i mesazheve më të përsosura duke u mbështetur në vlerat dhe vlerësimet njerëzore, në zemrën, shpirtin, mendjen dhe objektivizmin e tij të shpallur nga lartësia e lartësive, i dërguar si mëshirë në horizontin njerëzor. Kurani, që nga dita e shpalljes, e deri më sot, ka qenë nën goditjen e pareshtur të kundërshtimeve e sulmeve të shumta. Por të gjitha proceset gjyqësore të ngritura mbi këtë çështje, kanë përfunduar në lirimin e tij. Në çdo epokë ka pasur kundërshtime në lidhje me transmetimin e drejtpërdrejtë të Kuranit, nga Zoti i botëve.
Këto kundërshtime janë me qëllim, duke mos u mbështetur në asnjë të vërtetë shkencore dhe mendim logjik, ndaj le ta marrim në shqyrtim Kuranin dhe aspektin e tij mbrojtës.