Librat Hyjnorë

Librat Hyjnorë që përmbajnë mesazhe universale dhe përmenden me një emër të përveçëm, janë katër: Teurati, Zeburi, Ungjilli dhe Kurani.

Teurati: Teurati që është një fjalë hebraishte, do të thotë “ligj, legjislacion dhe doktrinë”. I është zbritur Profetit Musa a.s. Besimi se origjinali i këtij libri është fjalë e Allahut, është detyrim (farz) për çdo musliman; mohimi i kësaj e çon personin në mohim (kufr). Në Kuran bëhet e ditur hapur se Teurati është një ndër librat e shenjtë të Allahut: “Ne e zbritëm Teuratin, në të cilin ka udhëzim dhe dritë!” (Maide, 5/44 So njihen tre ekzemplarë të Teuratit, të emërtuar Testamenti i Vjetër: ekzemplari hebraisht i pranuar nga hebrenjtë dhe protestantët, ekzemplari greqisht i pranuar nga kishat e krishtere të Romës dhe të Lindjes dhe ekzemplari samaritan i pranuar nga samaritanët.

Zeburi: Zebur (Psalmet) në hebraishte do të thotë “letër e shkruar” dhe, në arabishte, “libër”, është emri i librit hyjnor të zbritur Profetit Daud a.s. Në lidhje me këtë specifikë, në Kuran thuhet: “Dhe Daudit i dhamë Zeburin.” (Isra, 17/55) Besimi se Zeburi në formën me të cilën është zbritur, është fjala e Allahut, është nga bazat e besimit.

Ungjilli: Ungjilli që, si fjalë, do të thotë “përgëzim, doktrinë”, është emri i librit të shenjtë të zbritur Profetit Isa a.s. Besimi edhe i këtij libri me formën e zbritur Isait a.s nga Allahu është nga domosdoshmëritë e besimit. Lidhur me këtë libër hyjnor, në Kuran thuhet kështu: “Pas atyre profetëve, Ne dërguam Isain, të birin e Merjemes, si vërtetues të Teuratit që kishte ardhur para tij. Dhe i dhamë atij Ungjillin, në të cilin ka udhëzim dhe dritë, si përmbushje të asaj që ishte shpallur para tij në Teurat dhe si udhërrëfim e këshillë për ata që i frikësohen Allahut!” (Maide, 5/46)

Kurani: Kurani është Libri i fundit Hyjnor, Fjala më e përsosur e Allahut xh.sh, që përfshin në vetvete edhe librat e mëparshëm hyjnorë, dërguar njerëzimit deri në fund të jetës së kësaj bote, nëpërmjet njeriut më të dashur, robit më të zgjedhur, vulës së Profetëve, Krenarisë së Njerëzimit, Profetit Muhamed, paqja qoftë mbi Të.

 

Postime të ngashme