Kur’ani dhe shkenca: Gjuha e shpendëve
“Dhe Sulejmani trashëgoi (dijen dhe profetësinë) nga Davudi dhe ai tha: O njerëz! Na është mësuar gjuha e shpendëve dhe na është dhuruar gjithçka (për ç’vlen gjuha).” (Neml/16)
Në fakt, logjika dhe e folura kanë të njëjtën rrënjë (origj. mantik dhe nutuk). Nisur nga kjo logjikë, mësojmë se Hz. Sulejmani jo vetëm që kuptonte ndjenjat që dëshironin të shprehnin shpendët me të folurën dhe lëvizjet e tyre, por kuptonte gjithashtu logjikën dhe gjendjen e brendshme të tyre. Këto fjali tregojnë se Allahu u kishte mundësuar Hz. Davudit dhe Hz. Sulejmanit të kuptonin gjuhët e llojeve të shpendëve dhe vlerat e tyre.
Po, përderisa është e vërtetë, përderisa rruzulli tokësor është një sofër hyjnore që i është servirë nderit të njeriut; atëherë kushdo që i shërben njeriut nga ajo sofër, kafshët e tjera dhe shumica e shpendëve mund t’i binden njerëzve dhe t’i shërbejnë atyre. Ashtu si duke vënë në shërbim me një frymëzim hyjnor kafshët më të vogla si bleta dhe krimbi i mëndafshit, duke përdorur pëllumbat në disa punë dhe duke bërë disa zogj si papagalli të flasin, i ka shtuar bukurive të qytetërimit njerëzor gjëra të mrekullueshme. Po në të njëjtën formë, nëse do njihen aftësitë dhe gjuhët e kafshëve të tjera, ka shumë specie që ashtu si simotrat e tyre të buta mund të përdoren në punë të rëndësishme. Për shembull, kundrejt fatkeqësisë dhe shtimit të karkalecave, nëse dihet gjuha dhe e zogjve që i shkatërrojnë ata pa i ngrënë dhe kontrollohen lëvizjet e tyre, kemi mundësi të përfitojmë një shërbim aq të vlefshëm pa paguar asgjë.
“(Zogjtë në zbrazëtirën e qiellit) nuk i mban ata veçse Allahu që është i Plotmëshirshëm.” (Nahl/79)
“A nuk i shohin ata zogjtë sipër tyre duke hapur krahët e tyre e duke i palosur? Askush nuk i mban ata përveç të Gjithëmëshirshmit (Allahut).” (Mulk/19)
Shkenca moderne mund të arrijë të krijojë lidhje të forta me ajete të cilat tregojnë për lëvizjet e zogjve të cilat janë plotësisht të lidhura me urdhrin e Zotit. Njohuritë aktuale, kanë treguar se në ç’pikë mahnitëse kanë arritur zogjtë në programimin e fluturimit të tyre. Në kodin gjenetik të kafshëve ka një program të regjistruar për shtegtimin e tyre. Vetëm me anë të një programi të tillë është e mundur të shpjegohet udhëtimi shumë i komplikuar dhe në vise të largëta i tyre. Sepse zogjtë e vegjël që nuk kanë patur aspak përvojë më parë dhe nuk kanë ndihmës me vete, kanë aftësinë ta plotësojnë këtë shtegtim të tyre në kohën e përcaktuar.
Prof. Hamburger, në librin e tij me titull “La Puissance et La Fragilite” tregon si shembull zogun “Matton-Bird” i cili kryen një fluturim në formën e tetës përgjatë 25.000 km mbi Oqeanin Paqësor. Pranohet se në qelizat nervore është e regjistruar një direktivë e tillë. Ato direktiva janë të gjitha të programuara.