Kur’ani dhe shkenca: Dhe kur detet të bëhen zjarr i ndezur
NJË KRAHASIM
Padyshim që ekuilibri nuklear do të ndryshojë pas një farë kohe. Bërthama e Diellit do të fillojë të përdorë heliumin, si pasojë do të rritet nxehtësia, Afërdita dhe Mërkuri do të shkrihen, oqeanet në tokë do të vlojnë, do të avullojnë dhe malet do të shkrihen të tëra.
Një ditë këto do të ndodhin. Brenda disa orësh Dielli do të zvogëlohet sa vëllimi i sotëm i Tokës dhe kur të digjet më në fund heliumi, Dielli do të bëhet si një copë qymyri i djegur. Ky fund, nuk do të mund të ndryshohet as edhe me njohuritë më të zhvilluara.
Tani, le t’i hedhim një sy me radhë ajeteve të Kuranit:
FUNDI I DIELLIT
“Kur dielli të mbështillet dhe të humbë dritën dhe të përmbyset.” (Tekvir/1)
Fjala ‘tekvir’ e përdorur në ajet ka kuptimin e rrumbullakosjes, mbështjelljes, përmbysjes e të verbuarit. Atëherë kuptimi është kështu: “Kur Dielli të mbështillet e të përmbyset ose të qorrohet.”
OQEANET DO TË DIGJEN
“Dhe kur detet të bëhen zjarr i ndezur.” (Tekvir/6)
Ky ajet i cili ka zbritur para 1400 vjetësh flet për djegien e oqeaneve gjatë kiametit (apokalipsit). A ishte e mundur kjo njohuri për njerëzit e asaj kohe? Ndërsa sot, ne e dimë fare mirë se uji përbëhet nga oksigjeni me veti djegëse (oksiduese) dhe nga hidrogjeni që digjet.
QIELLI DO TË SKUQET SI TRËNDAFIL E DO TË SHKRIJË SI VAJ
“Dhe kur qielli të çahet e të bëhet ngjyrë trëndafili e të shkrihet si vaj.” (Rrahman/37)
“Ditën kur qielli do të jetë si fundërrinat e vajit të djegur, dhe malet do të jenë si shtëllunga leshi.” (Mearixh/8,9)
“Pritni atëherë për Ditën kur qielli do të nxjerrë tym që do të shihet qartë. Duke i mbuluar njerëzit, ky është një ndëshkim i dhimbshëm.” (Duhan/10-11)
MALET DO TË SHKRIHEN
“(Në atë Ditën e Gjykimit) kur njerëzit do të jenë si flutura të shpërndara andej këndej. Dhe malet do të jenë si lesh i hedhur shkujdesshëm” (Karia/1-5)
“Ditën kur toka dhe malet do të jenë në dridhje të fuqishme dhe malet do të jenë grumbull rëre i derdhur që rrjedh.” (Muzemil/14)
“Dhe malet do të shkulen nga vendi dhe do të duken sikur të kishin qenë vegim.” (Nebe’/20)
MË E VOGËL SE ATOMI
“As ti nuk bën ndonjë vepër, as nuk këndon ndonjë pjesë nga Kurani; dhe as ju nuk bëni ndonjë vepër, veçse Ne jemi Dëshmues mbi ju kur ju e kryeni atë. Dhe asgjë nuk i fshihet Zotit tënd qoftë sa një grimcë në tokë apo në qiell qoftë, dhe as çfarë është më e vogël se ajo dhe as çfarë është më e madhe veçse shkruhet në Librin e Qartë (Kitabi Mubin)” (Junus/61)
Nga shprehjet “sa një grimcë ”dhe “ më të vogël se ajo, pra grimca” kuptojmë:
- Masën e atomit
- b) Se ekzistojnë gjëra më të vogla se atomi