Kur dhe kujt mund t’i jepet fidja e Ramazanit?
Fidja e agjërimit është një sadaka e cila mund të jepet në çdo moment të muajit të Ramazanit. Fidja ju jepet personave të cilët futen në kategorinë e përfitimit të zekatit, tregues kjo që fidja nuk mund tu jepet fëmijëve ose nipërve.
Një person i cili nuk ka mundësi as të agjëroje as të japë fidje për shkak se është i varfër atëherë ky person duhet t’i lutet Allahut që ta falë atë për pamundësinë e kryerjes së një adhurimi. Në këtë rast ky person shfuqizohet nga dhënia e fidjes. Nëqoftëse një person jep fidje për agjërimin e pakryer, pastaj rikthehet në gjendje të mirë shëndetësore për të bërë kaza agjërimin e tij, atëherë ky person duhet të bëjë kazanë e agjërimit. Dhënia e sadakasë së fidjes është urdhëruar nga Allahu në kuran ku thotë: “Agjërimi zgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini.” (Surja Bakara 184)
Ashtu siç kuptohet dhe nga ajeti kuranor kuptohet se të sëmurët dhe udhëtarë mund t’i bëjnë kaza më vonë agjërimet e pakryera, por pleqëria e thyer dhe sëmundjet kronike kanë mundësi të japin fidje. Fidje do të thotë të ushqesh një person për një ditë.