Kujdesi ndaj vetes në tre aspekte 

 

Në ngarkesat e jetës sonë, ne shpesh e anashkalojmë qëllimin e Islamit. Është një fe që është caktuar nga Allahu xh.sh. për t’i sjellë dobi njerëzimit, për të na udhëzuar dhe për të na dhënë të mira në këtë botë dhe në botën tjetër. Islami është një fe që përfshin disa aspekte të jetës sonë; shpirtërore, mendore, fizike, familjare dhe sociale. Nga praktikimi i Islamit sipas mësimeve të Kuranit dhe Traditës Profetike, mirësia dhe pozitiviteti do të shkëlqejnë nga veprimet dhe fjalët tona. Megjithatë, ndërkohë që Islami na mëson të jemi vetëmohues dhe të mendojmë për të tjerët, ai padyshim i kushton rëndësi gjithashtu kujdesit për mirëqenien tonë. Aishja r.a transmeton se Pejgamberi s.a.s ka thënë:

“Vërtet, vetja jote ka të drejta mbi ty, prandaj agjëroni dhe prisheni agjërimin, faluni por dhe flini.”   (Suneni Ebi Davud)

1. Islami na mëson se si t’i kapërcejmë ndjenjat tona negative 

E bukura e Islamit është se nuk e mohon që njerëzit posedojnë dhe ndjenja negative që khehen të  dëmshme për ne nëse nuk kontrollohen. Islami e pranon këtë fakt dhe na mëson se si ta kapërcejmë atë. Një nocion negativ i vetvetes bazë është zemërimi. Zemërimi është një emocion i fuqishëm që mund të na përpijë. Fillimisht është një komponent i vetes që na çon drejt guximit nëse menaxhohet me mençuri. Por nëse nuk jemi të kujdesshëm, kjo mund të na bëjë shkatërrues ndaj mjedisit tonë. Këtu është një nga mënyrat që Islami na mëson se si ta menaxhojmë zemërimin tonë. Transmetohet nga Ebu Dherri r.a.: Pejgamberi s.a.s. tha:

“Nëse ndonjëri prej jush është i zemëruar ndërsa është në këmbë, le të ulet që të largohet nga zemërimi i tij, përndryshe le të shtrihet.”   (Suneni Ebi Davud)

Një tjetër emocion që mund të na konsumojë negativisht është xhelozia. Në botën tonë moderne sot, ku ne jemi gjithmonë në gjendje të shohim bekimin e vëllezërve dhe motrave tona, është e mundur që brenda nesh të shfaqet një grimcë zilie. Si na mëson Islami ta kapërcejmë këtë? Pejgamberi s.a.s ka thënë:  

Të përgjojnë një tjetër janë sëmundjet e popujve para jush. Zilia dhe urrejtja janë brisk. Unë nuk them se ata rruajnë flokët, por përkundrazi rruajnë fenë. Pasha atë në dorën e të cilit është shpirti im, nuk do të hyni në Xhenet derisa të keni besim dhe nuk do të keni besim derisa ta doni njëri-tjetrin. A do t’ju them se çfarë mund ta pohojë këtë për ju? Përhapni paqen mes jush.”

(Sunen et-Tirmizi)

Për ta mposhtur zilinë, Islami na kujton se ky emocion është një sëmundje që na dëmton shpirtërisht dhe emocionalisht, duke na ngrënë nga brenda dhe duke na njollosur shpirtrat. Si muslimanë, ne duhet të kërkojmë gjithmonë bekimet në besimin në të Gjithëmëshirshmin. Kjo do të thotë të jemi mirënjohës për bekimet tona dhe të jemi të lumtur për bekimet e të tjerëve.

2. Islami na mëson të kujdesemi për shëndetin tonë fizik

Meqë pika e lartpërmendur tregon se si Islami ndikon tek ne përmes shëndetit tonë mendor, ai gjithashtu na mëson disa mënyra se si të menaxhojmë shëndetin tonë fizik. Trupat tanë janë enët tona pas gjithçkaje që na është dhënë nga Allahu s.w.t. Prandaj, është përgjegjësia jonë që të kujdesemi mirë për trupin tonë fizik. Një nga mënyrat që na mëson Islami është të kujdesemi për dietën tonë. Pejgamberi s.a.s ka thënë:

“Nuk ka enë që mund ta mbushë i biri i Ademit që të jetë më e keqe se stomaku i tij, sepse i mjafton të marrë disa kafshata për të drejtuar shpinën, por nëse nuk mundet, atëherë mund ta mbushë atë me një të tretën ushqim, një të tretën pije dhe një të tretën për frymën e tij.”   (Sunen Ibn Maxheh)

Në hadith, Profeti ynë s.a.s na paralajmëron për rrezikun e grykësisë dhe na mëson alternativat se si ta kapërcejmë atë, gjë që po na kufizon porcionet. Islami gjithashtu i kushton rëndësi të madhe pastërtisë sonë, siç thuhet në Kuran.

“Dhe Allahu i do ata që përpiqen të pastrohen .”   (Sure Et-Teube, 9:108) 

Ka disa mënyra që Islami thekson pastërtinë, si marrja e abdesit ditor dhe larja në raste të caktuara. Ndoshta një nga gjërat më të përkushtuara ndaj Sunetit të Profetit është përdorimi i misvakut për të pastruar dhëmbët e tij, i cili ka shumë përfitime për ata që e praktikojnë atë. Pejgamberi s.a.s ka thënë:

“Po të mos i sillte barrë kombit tim, do t’i kisha obliguar ata që ta përdorin misvakun para çdo namazi, ashtu siç i kam obliguar të marrin abdes.”    (Musned Imam Ahmedi)

3. Islami na mëson të ruajmë marrëdhëniet tona me njerëzit

Të jesh musliman do të thotë që ne kemi role për të luajtur në komunitetin dhe shoqërinë tonë. Kjo do të thotë që marrëdhëniet tona me njerëzit rreth nesh luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tonë. Në fakt, ato mund të ndikojnë në lumturinë dhe mirëqenien tonë mendore. Ka disa mënyra se si Islami na mëson se si të ruajmë marrëdhëniet tona me të tjerët. Një nga mënyrat do të ishte t’i japësh fund një debati me dikë, pavarësisht se ke të drejtë. Pesha dhe virtyti i këtij veprimi shihet në shpërblimin e tij të lartë. Pejgamberi s.a.s ka thënë:

“Unë garantoj një shtëpi në lagjen e Xhenetit, një shtëpi në mes të Xhenetit dhe një shtëpi në pjesën më të lartë të Xhenetit për atë që heq dorë nga grindja edhe nëse ka të drejtë, që heq dorë nga gënjeshtra edhe duke bërë shaka dhe që e bën karakterin e tij të shkëlqyer.”       (Suneni Ebu Daud) 

Një mënyrë tjetër që na mëson Islami është shkëmbimi i dhuratave, pasi kjo vetëm do të nxisë dashurinë mes njëri-tjetrit. Ebu Hurejra r.a transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Bëjini njëri-tjetrit dhurata dhe do ta doni njëri-tjetrin”.

Megjithatë, ndërsa Islami na këshillon që t’i ruajmë marrëdhëniet tona me të tjerët sa më mirë që të mundemi, Islami gjithashtu mbron që të tregojmë kujdes me kë i ndërtojmë marrëdhëniet tona, pasi jo të gjitha janë të mira për ne. Kjo do të thotë që ne duhet të heqim marrëdhëniet e pashëndetshme dhe negative. Ebu Darda r.a., shoku i Pejgamberit a.s., ka thënë:

“Shoku i drejtë është më i mirë se sa të jesh i vetëm, dhe të jesh i vetëm është më i mirë se shoku i keq”.

Këto pika janë vetëm disa nga perlat që ekzistojnë në oqeanin e gjerë të mësimeve të Islamit që janë përsosur për të na udhëhequr në rrugën e drejtë. Drita e tij rrezaton në të gjitha aspektet e jetës sonë nëse kërkojmë njohuri të mjaftueshme për ta realizuar dhe zbatuar atë. Sikurse Allahu s.w.t. ka thënë në Kuran,

“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova dhuntinë time ndaj jush dhe zgjodha për ju Islamin fe”.       Sure El-Maide (5: 3) 

Postime të ngashme