Kthehu te Zoti yt me pendim të sinqertë

Allahu thotë në Kuran: “Ai fal dhe mëshiron shumë.” (Araf, 167)

Muhamedi (a.s) ka thënë: “Sikur ju të mos bënit mëkate, Allahu do të krijonte krijesa që të gabojnë, e pastaj kërkojnë falje”.

“Të gjithë njerëzit janë gabimtarë, por më të mirët e gabimtarëve janë ata që pendohen”.

Një nga shokët e Profetit (a.s) transmeton se e ka dëgjuar atë duke thënë: “Allahu i Madhëruar thotë: “O bir i Ademit, derisa të më thërrasësh Mua dhe të kërkosh ndihmë nga Unë, do të t’i fal çfarë ke vepruar. O bir i Ademit, edhe nëse qofshin mëkatet e tua deri në vranësirat e qiellit dhe ti më pas më kërkon falje, Unë do të të fal ty. O bir i Ademit, nëse vjen tek Unë me mëkatet më të mëdha se Toka, pastaj më drejtohesh duke mos më shoqëruar asgjë, do të vij Unë ty me po aq falje të mëdha”.

Postime të ngashme