Krijimi i Zotit është i bukur

Mos u ankoni për Zotin ndaj krijesave të Zotit. Zoti është i mëshirshëm dhe gjithçka që Ai bën për ne, në mënyra të hapura dhe të fshehura, është një shfaqje e mëshirës së Tij. Ai dëshiron mirë për ne. Ai është i kënaqur me shpëtimin tonë. Ai shprehet në Kur’an, “Përkundrazi, Zoti e ka bërë besimin të dashur për ju dhe zbukuroi me të zemrat tuaja. Dhe Ai ju bëri që të urreni mosbesimin, mëkatin dhe kundështimin.” (49: 7)

Në fund të fundit, Zoti dëshiron mirë për ne, por ne duhet të bëjmë pjesën tonë. Ne duhet të jemi të durueshëm dhe të lejojmë që urtësia e Tij të shpaloset në jetën tonë. Kur jemi të durueshëm, jemi të bekuar kur shohim se në shumë raste ajo që fillimisht me ngut mund të besojmë se është diçka e padëshirueshme, rezulton të jetë diçka me një përfitim të jashtëzakonshëm.

Dituria e Zotit është e thellë, por nëse nuk jemi të durueshëm, ne nuk arrijmë ta perceptojmë atë për shkak të mungesës së mençurisë sonë.

Në shumë raste, është ose mungesa e durimit tonë ose dështimi ynë për të parë urtësitë e Zotit që na bën të ankohemi kundër Tij te krijesat e Tij.

Postime të ngashme