Këshillë për t’i dhënë jetë namazeve tona

Kur njeriu nuk arrin të përqendrohet në namazin e tij, ai nuk e ndien më ëmbëlsinë e atij namazi dhe adhurimi i kthehet në një lloj rituali. Kështu, bëhet e lehtë për të braktisja e namazit në kohë hutie, kur i vështirësohen gjërat, apo kur i sëmuret ndonjë prej fëmijëve etj…

I gjithë problemi qëndron në shndërrimin e adhurimit në ritual, ndërkohë që ne duam ta ndiejmë ëmbëlsinë e adhurimit. Dhe, nuk kemi për ta ndier ëmbëlsinë e namazit, derisa ta shtojmë përmendjen (dhikrin) e Allahut në kohën jashtë namazit.

Në lidhje me këtë, Profeti Muhamed (s.a.s) na mëson që në përfundim të namazit të themi 33 herë Subhanallah, 33 herë Elhamdulilah, 33 herë Allahu Ekber dhe në fund La ilahe illa Allah, Muhamed Rasulull-llah.

Shtojeni përmendjen e Allahut jashtë namazit, në mënyrë që të jeni të përulur në namaz, derisa të arrini të shijoni ëmbëlsinë e tij. Kur kjo shije të depërtojë në zemër, atëherë bëhet e pamundur braktisja dhe neglizhenca e namazit.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: