Kanë thënë për egon…

Ai që do shumë veten, duhet pak nga të tjerët.

Mos bëj si tregtari njëherë, që ujin e pusit e shiste për verë.

Vetja e ulët është gjithmonë lakmitare. Mësojeni atë të jetë e kënaqur.

I fituar është ai që shpëton nga ligësia e vetvetes.

Pangopësia është armiku i njeriut.

Nefsi yt është fushëbeteja jote e parë. Nëse do të ngadhënjesh mbi të, fitoret e tjera do t’i kesh më të lehta.

Lëre krenarinë mënjanë, shtype arrogancën dhe përkujto varrin.

Derisa njeriu të shkatërrojë egon, nuk do të jetë mik i afërt i Zotit.

 

 

Postime të ngashme