Islami dhe ateizmi (II)
Nuk janë më pak se tre qëllime të arritura në vargje të tilla: bindjet e pasakta për Zotin sqarohen dhe korrigjohen, atyre që janë jo mirënjohës u jepet një kujtesë për realitetet e botës dhe që Zoti është i vetëdijshëm për ato që bëjnë, dhe atyre pa besim tek Zoti u kërkohet të meditojnë mbi shenjat e krijimit për të konkluduar në mënyrë logjike se duhet të ketë qenë një shkaktar inteligjent pas të gjithave. Dhe ky stil i të folurit, me aftësinë e tij për të tërhequr një audiencë nga shumë këndvështrime, çon në një argument të katërt për ekzistencën e Zotit; mbase dëshmia më e fortë për ekzistencën e Zotit është natyra e mrekullueshme e vetë Kuranit, një veprim që asnjë njeri nuk mund ta realizonte.
Konsideroni për një moment dëgjuesit origjinalë të Kuranit – ata që flisnin rrjedhshëm dhe kuptonin nuancat e gjuhës – të cilët ishin të dashuruar nga qasja e shumëanshme por elegante e Kuranit. Si mundet që një libër që nuk është i qartë se ndjek normat e çdo stili të njohur të shkrimit, të mbulojë kaq shumë tema të ndryshme në disa fjalë dhe njëkohësisht të mbulojë kuptimin e plotë të asaj që tregohet?!
Duke iu përmbajtur realizmit që Kurani i përmbahet, Zbritësi i tij i di shumë mirë edhe kufizimet dhe potencialin e krijimit. Megjithë shikimin, dëgjimin dhe ndjenjën e argumenteve të qarta për ekzistencën e Zotit, vullneti i lirë i këtij krijimi ende mund të çojë në mohimin e njerëzve të së vërtetës përmes arrogancës. Kur’ani vë në dukje drejtpërdrejt këtë fenomen – që edhe nëse do të dërgohej një zbulesë mbi të njëjtët mohues nga qielli, ata akoma nuk do të besonin. Ai e humanizon këtë më tej duke thënë se disa mund të besojnë për pak kohë, derisa të tërhiqen edhe një herë nga tundimet e kësaj bote, të cilat nga ana tjetër mund ta çojnë në një gjendje mosbesimi dhe hutimi.
Si një libër që mbart mesazhin e së vërtetës dhe është i gjithëkohshëm, Kurani adreson pyetje dhe probleme universale. Ai pranon në mënyrë aktive natyrën e një qenie njerëzore për të besuar në një fuqi më të lartë, pa e hedhur poshtë faktin që të njëjtat qenie janë të prirura për besime të pasakta, përfshirë mosbesimin në një Krijues, veçanërisht kur ato besime nuk sprovohen apo normalizohen. Kjo është qasje unike, e dallon Kuranin, përsa i takon njohjes së pafundme stë përvojës njerëzore.