Përse e lexojmë Kuranin kur nuk kuptojmë asnjë fjalë Arabisht?

Një mysliman i moshuar amerikan jetonte në një fermë bashkë me nipin. Çdo mëngjes zgjohej herët dhe lexonte Kuran. Nipi i tij dëshironte të bëhej si ai dhe e imitonte në të gjitha mënyrat e mundshme. Një ditë, nipi i tha gjyshit të tij se kishte provuar të lexonte Kuranin, por s’e kuptonte, prandaj e pyeti se ç’të mira kishte leximi i Kuranit. Gjyshi, me qetësi i tha nipit: “Merre këtë shportën e qymyrit, mbushe në lumë me ujë dhe sille sërish.”

Djaloshi shkoi e mbushi shportën, por uji rrodhi para se ai të arrinte në shtëpi. Gjyshi qeshi dhe i tha se duhet të ecte më shpejt. Djaloshi e provoi disa herë, por ishte e pamundur. Në fund tha: “O gjyshi im, diçka e tillë nuk i vlen.”

Plaku i moshuar filloi të shikonte shportën. Ajo tanimë ishte ndryshe. Nga një shportë e vjetër dhe e pistë, ishte kthyer në një shportë të pastër, brenda dhe jashtë.

“Bir, kështu ndodh edhe me Kuranin. Mund të mos të kuptosh dhe të mos të mbash mend asgjë, por kur e lexon atë, do të ndryshosh brenda dhe jashtë. Ndryshimin e vetes s’do ta shohësh menjëherë, por ai do të ndodhë brenda teje…”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: