I Dërguari i Allahut s.a.s flet për rëndësinë e veçantë që ka namazi i xhumasë

E tregon Xhabiri r.a: “I Dërguari Fisnik s.a.s na mbajti një hutbe, në të cilën na porositi:

“O njerëz, pendohuni tek Allahu para se të vdisni. Përpiquni që të bëni sa më shumë vepra e punë të mira, para se të humbisni shëndetin e mirë që keni. Përmendeni sa më shumë Allahun, në mënyrë që të krijoni me Zotin tuaj një lidhje sa më të fortë. Jepni sa më shumë lëmoshë, haptas ose fshehtas, në mënyrë që Allahu t’jua shtojë atë që do t’ju japë; të merrni më shumë prej mirësive të Allahut dhe t’ju plotësohen të tëra mangësitë.

Ta dini mirë, se që në krye të këtij muaji të këtij viti, këtu dhe sot, Allahu jua ka shpallur juve detyrim faljen e namazin të xhumasë. Kushdo që e braktis namazin e xhumasë, duke e nënvlerësuar, apo duke mos i dhënë shumë rëndësi, ende sa jam unë në jetë, apo pasi të kem vdekur unë, qoftë njeri i drejtë, qoftë i padrejtë, për sa kohë që mbi krye të ketë një prijës të vendit, Allahu e bëftë që të mos e shohë me sy rehatinë e mirëqenien; mos i faltë as mbarësi, as begati asnjë prej punëve të tij.

Shikoni, më dëgjoni me kujdes! Atij që e ka braktisur namazin e xhumasë, për sa kohë që nuk pendohet, nuk ka për t’iu pranuar as namazi që fal, as agjërimi që mban, as zekati që jep e as udhëtimi i haxhit. E kushdo që pendohet, Allahu ve pranon pendimin e robve të Tij. Shikoni, kurrë asnjë grua të mos dalë imam për burrat. E as beduinët të mos dalin imam për muhaxhirët. E asnjë mëkatar të mos guxojë të dalë imam për besimtarët, përveçse kur atij i kanosen me armë.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: