Fjala e mirë
Mes njerëzve të zemrës kërkova me pamje të ngratë;
Çdo veti e mirë qenka e pranuar, veçanërisht, edukatë…
Hoxha i vjetër mjekërbardhë s’di ç’bën:
Le të mos shkojë në haxh nëse një zemër shemb!
Zemra, fron i Zotit, Zoti në zemër vështroi…
Fatkeq i dy botëve kush një zemër rrënoi…
Ka fjalë që e presin luftë, ka fjalë që presin qafë;
Ka fjalë që helmojnë gjellë, fjalë gjalpë e mjaltë…
Junus Emre