Mua më edukoi Zoti im në formën më të mirë

Edukata është një natyrë e dytë e fituar në shpirt, në sajë të parimeve fetare ose në kuptimin më të gjerë të saj, është një qëndrueshmëri e fituar nga njësimi i shpirtit me fenë. Në të njëjtën kohë, edukata është emërtimi i shkallës së lartësimit shpirtëror të quajtur favor, domethënë asaj shkalle ku njeriu është i favorizuar me cilësi që e bëjnë atë më të mirë, të këndshëm, të qëndrueshëm e të vendosur.

Me fjalë të tjera, njeriu i edukuar i kryen të gjitha punët dhe detyrimet e veta, brenda kritereve që presupozojnë qenien nën vëzhgimin e Allahut, e sillet po ashtu dhe kjo edukatë është vetëdija e njeriut të favorizuar. Edukata është rroba e përhershme e njeriut, pa të cilën ai duket shumë i shëmtuar.

Është i Dërguari i Allahut (s.a.s), ai i cili e përfaqëson edukatën në formën e saj përfundimtare. Edhe sikur të nënkuptojmë sjelljen e edukuar, edhe sikur të flasim për fuqinë shprehëse dhe forcën e fjalës, përfundimi mbetet po ai: Profeti ynë mbetet sërish në majë!

Një herë Hz. Ebu Bekri (r.a) e pyeti Profetin (a.s): “O i Dërguar i Allahut, kush të edukoi ty?”

Ai iu përgjigj: “Mua më edukoi Zoti im dhe Ai ma përsosi moralin tim.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: