Fëmijët janë stolia e jetës së kësaj bote
Duke u shprehur si më poshtë, Kur’ani, thekson se, në kuptim të përgjithshëm, pasuria dhe fëmijët janë stoli dhe madhështi e jetës së kësaj bote dhe na kujton se s’duhen nënvleftësuar. Ndërkaq, këta janë aspekti material i kësaj bote, pra dhe që zbehet, prishet e që të shqetëson:
“Pasuria dhe fëmijët janë stolia e jetës së kësaj bote, kurse gjërat e pavdekshme, punët e mira, kanë më shumë vlerë te Zoti yt dhe janë të denja për ta lidhur shpresën pas tyre!” (Kur’ani, Kehf, 18/46)
Kjo do të thotë se pasuria e kësaj bote nuk është diçka me të cilën duhet krenuar. Në vetvete, as fëmija nuk është një gjë me të cilin duhet krenuar. Vetëm në jetën tjetër këta, duke u kthyer kah Allahu, arrijnë vlera mbi vlera dhe futen në radhën e gjërave të mira e mbetëse. Dhe, kur kthehen në gjëra të mira, ndërsa këtu janë sa një farë, në jetën tjetër bëhen pemë madhështore me degët gjer në qiej që rëndojnë nga frutat!
Këto janë specifika jetëdhënëse që, si principe të parashtruara për ne nga Kur’ani, përcaktojnë rrugën dhe mënyrën më të drejtë. Këto ndodhen vetëm në barnatoren e lartë të Kur’anit dhe brenda sistemit të thurur me duart mirësindjellëse e të begata të të Dërguarit të Madh (s.a.s.) dhe të përfaqësuar prej tij. Kurse kthimi i zbulesës hyjnore në vesh të thirrjes së lartë të Sunnetit dhe marrja jetë prej tij është krejtësisht një çështje përkatësie.