Fëmija që luante me dhé

Transmetohet se Malik b. Dinar të ketë thënë:
“Një ditë u përballa me një fëmijë i cili ishte duke luajtur me dhe, herë qeshte e herë qante. Kur nisa ta përshëndesja, egoja më pengoi nga përshëndetja e djaloshit. Por pastaj i thashë egos sime se Profeti a.s e përshëndeste çdokënd pa bërë dallim i vogël apo i madh qoftë, kështu që e përshëndeta djaloshin.

Edhe fëmija më përshëndet duke më thënë: “Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ty o Malik.”

– “Nga më njeh ti mua se kush jam unë?” E pyeta.

– “Shpirti im është njohur me shpirtin tënd që në botën e shpirtrave, dhe Allahu më tregoi mua se kush je ti.” Mu përgjigj.

– “Kush është ndryshimi midis nefsit (egos) dhe mendjes?” E pyeta.

– “Egoja është ajo e cila të pengoi ty të më përshëndesje, kurse mendja të shtyu ty, që të më përshëndesje.” Mu përgjigj.

– “Po pse po luan me dhe?” E pyeta.

– “Sepse ne nga dheu jemi krijuar dhe tek ai do të kthehemi.” Mu përgjigj.

– “Cili është shkaku që njëherë qan dhe njëherë qesh?” E pyeta.

– “Kur kujtoj dënimin e Allahut qaj, por kur kujtoj mëshirën e Tij qesh.” Mu përgjigj.

– “O djalosh, çfarë gjynahu ke ti që qan, sepse ti akoma nuk ke përgjegjësi?” E pyeta.

– “Mos thuaj ashtu, sepse unë kujdesem për nënën time, mbi të gjitha bashkë me drutë e thatë digjen dhe drunjtë e njomë.” Mu përgjigj.

 

Burimi: Ruhu’l-Bejan, vëll 11.

Përktheu: Marius Tafani

© URTËSI.AL

Postime të ngashme

%d bloggers like this: