Faktet e ekzistencës së botës së përjetshme

Sikurse një gjilpërë s’mund të jetë bërë pa një mjeshtër, një libër pa një shkrimtar, një zbukurim pa një zbukurues, në të njëjtën mënyrë dhe ky pallat universal, çdo krijesë që nga atomi deri tek dielli i renditur me një formë të bukur, ka një ndërtues, një artbërës. Dhe ai është Zoti, poseduesi i gjithçkaje. Krijuesi i qiellit dhe i tokës, nëpërmjet profetëve i thotë birit të njeriut: “Ka botë të përjetshme, ka dënim, ka shpërblim”, duke i premtuar që për ata që bëjnë të mira ka shpërblime dhe atyre që bëjnë të këqija do t’u jepet dënimi. A mundet që Zoti të mos e mbajë fjalën, kur mosmbajtja e fjalës është nga paaftësia? Zoti është larg çdo paaftësie, ndaj ka edhe botë të përtejme dhe Zoti do ta ringjallë përsëri njeriun duke e çuar në vend premtimin.

Ne e dimë që në këtë botë tirani mbetet me tiraninë e tij dhe i shtypuri mbetet me shtypjen që i është bërë. Megjithëse Hitleri, Musolini, Stalini dhe shumë tiranë të ngjashëm me ta në botë qenë shkaku i vdekjes së miliona personave, përsëri ata u varrosën me ceremoni. Në qoftë se këta njerëz do të ishin dënuar në këtë botë, do të kishin marrë dënimin maksimal. Po ja që me vdekjen e tyre, kundrejt miliona jetëve të marra japin një të vetme. Që të arrihet drejtësia e plotë, duhet t’u merren aq shpirtra sa njerëzit që vdiqën për faj të tyre dhe të vuanin dhimbjet aq sa gjithë dhimbjet e njerëzve të përjetuara për shkak të tyre. Ja që kjo nuk është e mundur në këtë botë. Vallë a do ta lejonte Zoti, Zotëruesi i drejtësisë së pafundme diçka të tillë? Realizmi i drejtësisë së plotë duke qenë e pamundur në këtë botë, pa dyshim që e ka lënë në një botë tjetër; atëherë ekziston bota e përtejme. Llogaria do të jepet patjetër.

Me shprehjen e një dijetari: “Po të mos donte të jepte, s’jepte dëshirë për të kërkuar”, ne shohim që ka dhënë urinë, por ka dërguar të mira; ka dhënë etje, ka dërguar ujin.

Ai që i jep njeriut ndjenjën e përjetësisë, atëherë padyshim që ka krijuar edhe një vend ku njeriu do të mbesë i përjetshëm.

Zoti në këtë botë, megjithë ndarjen në klasën e të bindurve dhe të kryengritësve, çdo njeriu i jep mirësi. Domethënë, që do të ketë një vend ku të stimulojë të bindurit dhe të dënojë kryengritësit.

Zoti që i jep përgjigje lutjes së çdo krijese, nga milingona tek elefanti, që me dhembshuri e bën nënën shërbyese të foshnjes së saj, a do ta linte pa shpërblim dëshirën për përjetësi të njeriut, që është më i vlerësuari në univers?

Zoti nuk ka krijuar asnjë lloj krijese në univers pa ndonjë qëllim; edhe një baktere të vogël që pastron mbetjet e gjallesave të vdekura e ka ngarkuar me një detyrë të madhe. Ahere si është e mundur, që njeriun, më të vlefshmin e gjallesave, ta lërë të lirë dhe të mos e thërrasë për të dhënë llogari për punët e mira apo të këqija që ka bërë?

Në një vend ku s’ka burg dhe ku njeriu sillet vazhdimisht pa respekt ndaj sundimtarit dhe nuk zbaton ligjet dhe rregullat, sigurisht që vetëm për të edukuar atë njeri do të ndërtojë një burg. Në të njëjtën mënyrë, edhe për të paturpshmit që nuk falenderojnë për të mirat e ardhura nga Zoti dhe që duke shkuar më tej mohojnë zotëruesin e vërtetë të të mirave, do të jetë një vendburgim. Meqenëse nuk ka një vend të tillë, atëherë patjetër që do të ketë një botë tjetër.

Lajmëtari i së vërtetës, me dëshminë profetike, me mijëra mrekulli të pallogaritshme dhe të pakufishme si rrjedha e ujit nga gishtat, me ndarjen e hënës në dy pjesë, lajmëron:

Përgatituni të shkoni në një vend tjetër të përhershëm; një vend i tillë që ky i kësaj bote ngjason më një burg në krahasim me atë. Nëse dëgjoni dhe i bindeni urdhrit të Krijuesit, do të nderoheni me mirësi; por nëse ju ngrini krye e nuk dëgjoni, do të futeni në një burg të lemeritshëm.

I Dërguari i Allahut (s.a.s.), i njohur si Muhamedi i Besueshëm nga çdo njeri që e njihte, besimtar ose jo, në jetën e tij nuk ka thënë asnjë gënjeshtër. Për këtë dëshmitare është historia. Ai pati thënë që pas meje, Kalifati do të zgjasë 30 vjet; Stambolli do të pushtohet; i pari që do vijë tek unë është Hz. Fatime, dhe të gjitha i dolën të sakta. Fjala e tij rreth ekzistencës së botës së përtejme, a nuk do të mjaftonte si fakt i qenies së saj?

Një kokërr misri le të prishet të bëhet dhè. Pastaj Zoti me emrin e tij Hajj (Jetëdhënës), përsëri do ta gjallërojë atë që të japë misër e do arrijë në 80-100 kokrra. Po më i dobishmi i gjithë të krijuarve, i Dashuri i Zotit, të dekompozohet dhe të bëhet dhè e të mos ketë vlerë as sa një kokërr misri! Cila mendje e pranon këtë fakt? Po, ose beso në jetën e përtejme, ose nxirre mendjen nga koka dhe hidhe tutje.

Ai që do të dashurit, ka dëshirë që t’i japë shpërblim dhe që do t’i shohë të lumtur gjithmonë. Por ne e dimë që robi më i dashur, Profeti Muhamed, pse tha që ka Zot, iu ushtruan tortura që as nuk mund të të vijnë në mendje dhe imagjinatë dhe kundrejt kësaj, Ebu Xhehli që ngriti krye ndaj tij, duke përgënjeshtruar mirësitë e Zotit, kaloi një jetë me kënaqësi dhe argëtime. Vallë, Zoti vetëm për Krenarinë Njerëzore, a nuk e krijon një parajsë, e për Ebu Xhehlin një ferr?!

Portretet më të zgjedhura të njerëzimit janë profetët. Vetë ideja se ata mund të flasin gënjeshtra, është paturpësi. 25 profetët, emrat e të cilëve përmenden në Kuran si: Davudi, Isai, Musai, me në krye Profetin Muhamed, dhe afërsisht 124.000 profetë të tjerë, megjithëse nuk u përmenden emrat në Kuran, kanë lajmëruar që ka botë të përtejme. Lajmëtarët e së vërtetës, në vende të ndryshme, duke qenë e pamundur të kenë informacion rreth njëri-tjetrit, kanë dëshmuar unanimisht të njëjtën të vërtetë. A nuk do të mjaftonin si fakte?

Është Kurani që nëpërmjet ajetit “Mblidhni të gjithë dijetarët dhe letrarët tuaj dhe përsërisni një sure Kuranore, nuk do mund të formohet”, duke ua mbyllur gojën atyre që kundërshtojnë që vetë ai është fjala e drejtë, e duke përmendur ahiretin plot 115 herë në ligjërimin hyjnor. Si dëshmitar, a nuk mjafton Kurani, përmbledhja e ligjeve hyjnore të zbritura nga lartësia e lartësive?

Kur vdisnin faraonët, në varret e tyre vendosej ar dhe argjend dhe mbi secilin prej tyre groposeshin fletë lutjeje që shprehin përgjërim.

Edhe zerdushët (adhuruesit e zjarrit) e budistët flisnin rreth një vendi jashtë botës duke paralajmëruar njerëzit. Shumë persona të dijes dhe mendimit kanë folur rreth ahiretit.

Historiani i njohur grek, Homeri, shprehet për ekzistencën e disa vendqëndrimeve në botën tjetër të shpirtrave ku do të jenë të lumtur.

Pitagora flet për dhënien e llogarisë së njerëzve, si shpirt dhe si trup.

Një materialist si Dekarti, në librin me titull “Ato që më lindën përbrenda”, flet rreth pavdekshmërisë së shpirtrave. Këta njerëz, sikur ta kenë bërë me fjalë, megjithëse kanë jetuar pa dijeninë e njëri-tjetrit në kohë të ndryshme, dikush në Egjipt, dikush në Greqinë e Lashtë, e dikush tjetër në Indi, duke dëshmuar rreth ekzistencës së ahiretit. A nuk do të mjaftonin si dëshmi?

Në Jurisprudencë, që të pranohet një pretendim, mjafton që të jenë nga dy dëshmitarë të besueshëm. Sikurse e pamë edhe më lart, të gjithë profetët, shumë njerëz të mendimit dhe të gjithë dijetarët e botës Kristiane e Islame, nga kohët e lashta deri në ditët e sotme, kanë thënë që ka ahiret. Unanimiteti i kaq dëshmitarëve në një temë të caktuar nga ana mendore, logjike dhe shpirtërore, a nuk do të tregonte vërtetësinë e saj?

Sikurse fruti nënkupton pemën, gjurmët një gjallesë dhe uji burimin e tij, ashtu dhe njerëzit që jetojnë brenda një kornize të ngushtë, megjithëse pa parë qenie të përjetshme, të dëshiruarit e përjetësisë, a nuk e nënkupton një vend të përjetshëm?

Nëse duket shpina e një balene që noton në një ujë të cekët, kuptojmë që ky peshk nuk u përket këtyre ujërave. Në të njëjtën mënyrë dëshirat e njerëzve nuk mbarojnë në këtë botë, atëherë vendi i vërtetë i tyre nuk është këtu. Ka një botë ku do t’u jepet përgjigje gjithë dëshirave. Ajo është jeta e ahiretit të përhershëm që do të fillojë pas kësaj jete të përkohshme.

Mos thuaj: Vallë si do të jetë e mundur ringjallja e këtyre gjallesave të vdekura?

Sikurse të gjithë bimët vdesin në dimër e gjallërohen në pranverë, ashtu do të jetë.

Sikurse fara e tharë që hidhet në tokë e gjallërohet duke gjelbëruar, ashtu do të jetë.

Sikurse buka e bërë prej miellit të grurit të thatë, apo mishi i kafshëve, në trupin e njeriut gjallërohen duke u shndërruar në palcë për kockat, muskujt dhe për krahët, në të njëjtën mënyrë gjithë njerëzit do të ringjallen.

Kur Ubej bin Halef, këmbëngulës në mosbesim, duke i treguar Profetit tonë një kockë të thatë e pyet: “Këtë kush do ta ringjallë?” Profeti ynë jep përgjigjen: “Kush i dha jetën në fillim, Ai (do ta ringjallë)”. Kjo edhe e vetme, a nuk do të mjaftonte si argument?

Zoti që mësoi ruajtjen e trupit pa u prishur nëpërmjet balsamimit, dhe ruajtjen e pamjes së zërit në videokasetë, duke ruajtur njeriun, a s’mund ta ringjallë përsëri?

Zoti që nxori pemën e pishës nga fara e saj, a s’mund ta nxjerrë njeriun nga kockat që kalben?

Është më vështirë ndërtimi i një makine, apo ribërja kur prishet? Zoti që e krijoi njeriun nga hiçi, a pyetet se si do ta ringjallë përsëri pasi të dekompozohet e të shpërndahet?

A mundet të thuhet se Ruajtësi dhe Sunduesi i Plotëfuqishëm që ruan programin e një peme të madhe në një farë të vogël sa një pikë, si do mund të ruajë shpirtrat e atyre që vdesin?

Mos thuaj se si një jetë e shkurtër meriton një dënim të përjetshëm. Mosbesimi duke treguar bukuritë e universit pa kuptim dhe pa qëllim, ofendon të gjitha qeniet që kujtojnë e përmendin Zotin dhe përgënjeshtron profetët, librin e universit dhe Kuranin. Ky është një krim i pafundëm, i cili meriton një dënim të përjetshëm.

Mos harro! Vdekja është edhe për t’u liruar vend gjallesave të reja që do të vijnë dhe një paralajmërim Hyjnor që largon njeriun nga dehja, që harron falënderimin dhe pakujdesitë që të largojnë nga detyra e mirëfilltë. Mos ki frikë! Vdekja nuk është dera e një dënimi të përjetshëm; ajo është veçse një ndryshim vendndodhjeje. Për besimtarët si ti është bota e lumturisë së përjetshme. Atëherë thuaj:

Në vdekje exhelin e shoh si shok dhe s’frikësohem si ti..

Shkoj duke qeshur drejt varrit pa u ndrojtur si ti.

Postime të ngashme