Exheli (vdekja) caktohet çdo vit

Dejlemi në librin e tij transmeton një hadith nga Ebu Hurejre r.a, se Profeti a.s, ka thënë: “Exheli (vdekjet) caktohen në muajin Shaban. Njeriu martohet, bëhet me fëmijë, por emri i tij është mes emrave të të vdekurve.”  Ibni Ebi Dunja dhe Ibni Xherir Zuhri kanë transmetuar po të njëjtin hadith. Po ashtu Bejhakiu në librin e tij “Shuabi Iman” transmeton këtë hadith nëpërmjet Zuhriut dhe Osman bin Mugires.

Ibni Ebi Hatem transmeton nga Ibni Abasi r.a një hadith të ngjashëm: “Transmeton hz. Aishe r.anha se Profeti a.s agjëronte gjatë muajit Shaban. Unë e pyeta se cili ishte shkaku. Ai s.a.s tha: Allahu i shkruan emrat e secilit person që do të vdesë atë vit në muajin Shaban. Unë dua që kur të më vijë vdekja të jem agjërueshëm.

Ibni Ebi Dunja në librin e tij transmeton një hadith nga Ata bin Jesar se: “Në diten e 15-të të muajit Shaban, Engjëllit të vdekjes i jepet një fletushkë, ku i thuhet të marrë shpirtërat e personave të cilët kanë emrin në atë fletë. Personi mund të ketë mbjellë një fidan peme, të martohet, ndërtojë shtëpi, por emri i tij është mes emrave të të vdekurve. ”

Ibni Ebi Dunja dhe Hakimi në Mustedrekun e tij transmetojnë nga Ukbe bin Amr r.a: Vdekjen e robit fillimisht e di engjëlli mbrojtës, sepse ai i ngre veprat e robit në qiell, i zbret rrizkun (furnizimin), dhe kur sheh që ai person nuk ka më furnizim, atëherë e kupton që ai person do të vdesë.”

Ebu Shejh në tefsirin e tij transmeton nga Muhamed bin Hamad se: “Poshtë Arshit (fronit) të Allahut xh.sh gjendet një pemë. Në të gjendet nga një gjethe për çdo krijesë; kur shkëputet gjethja nga pema, atij personi i del shpirti prej trupit.”

Edhe kuptimi i ajetit të mëposhtëm është në këtë kontekst[1]: “Allahu i ka çelsat e të gjitha fshehtësive dhe vetë Ai i di ato. A e di çfarë ka në tokë dhe në det; asnjë gjethe nuk bie, pa e ditur Ai…[2]

Pëktheu: Marius Tafani

[1]  İmam Xhelaleddin Es-Sujuti, Kabir Alemi, Kahraman Yayınları: 107-108.

[2] Surja Enam, 59.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: