E mira është parim, kurse e keqja përjashtim
Në ekzistencën e përgjithshme e mira është parim, kurse e keqja përjashtim. Shëndeti është bazë, kurse sëmundja përjashtim. Praktikisht, çdo gjë ka anën e saj të mirë. Kështu p.sh. sëmundja na bën të kujdesemi më shumë për shëndetin, dhimbja është burim i qëndresës e këmbënguljes, nga mikrobet bëhen vaksina, të mirën e njohim duke iu falënderuar së shëmtuarës.
Në këtë kuptim janë edhe fjalët e Imam Gazaliut: “Mospërkryerja e kozmosit është përkryerja e tij, sikurse është edhe shtrembërimi i harkut drejtësia e tij, sepse në të kundërt nuk do ta hidhte shigjetën.”
Domethënia e tjetër e vështirësive dhe vuajtjeve në këtë jetë është zbulimi i natyrës së vërtetë të njeriut. Sikur të mos ishte vështirësia, të gjithë njerëzit do të ishin të njëjtë. Dhe ndjenja fisnike e bujarisë do të mungonte. E mira është parim, kurse e keqja përjashtim
Zoti thotë në Kuran: “Është Ai që krijoi vdekjen dhe jetën. Që t’ju provojë se cili prej jush do të bëjë vepra më të mira.” (Mulk, 2)
Urtesi.al është e përkushtuar për të botuar artikuj informues dhe frymëzues, me një fokus të veçantë në paraqitjen e tregimeve dhe historive pozitive për publikun. Urtësi.al përmban informacione dhe materiale të sakta fetare, sociale dhe kultutore. Përmban artikuj për Historinë Islame, Ilmihal, jeta e profetëve, jeta e profetit Muhamed, interpretim të Kuranit, etj.
Përmban gjithashtu artikuj për shëndetin dhe familjen si dhe temat më të rëndësishme të aktualitetit. Gjithashtu Urtësi.al përmban edhe qasje e opinione të autorëve të ndryshëm, që përfaqësojnë mendimin personal të tyre. Ҫdo postim tjetër është autentik dhe i verifikuar nga profesionistë të fushave përkatëse.