Bota është një arenë ku testohen njerëzit

Zoti e ka pajisur njeriun me potenciale të mëdha, zhvillimi i të cilave e lejon të bëjë zgjedhjen e nevojshme midis alternativave që i shfaqen, duke ditur se njeriu vazhdimisht përjeton një luftë midis botës së tij të brendshme dhe të jashtme. Zoti krijoi Shejtanin dhe e lejoi atë të tundojë njeriun, në mënyrë që njeriu duke u përpjekur t’i shpëtojë tundimeve të tij, të mund të rrisë dhe të forcojë vullnetin e shpirtit.

Ashtu si uria e nxit njeriun apo kafshën në përpjekje për të siguruar ushqimin, tundimet e Shejtanit e bëjnë njeriun të përdorë potencialet e tij dhe të jetë gjithmonë syhapur ndaj mëkateve.

Shejtani bën çdo gjë për të joshur njeriun. Bota është një arenë ku testohen njerëzit. Njeriu është sjellë në botë për t’u sprovuar, kështu me përpjekjet e tij për tek e vërteta e Zotit të fitojë lumturi të përjetshme. Allahu e ka pajisur atë me ndjenja të panumërta, aftësi dhe potenciale, të cilat duhet të zhvillohen.

Nëse intelekti, zemërimi, lakmia, kokëfortësia dhe dëshirat, nuk janë të drejtuara nga qëllime të larta dhe përdoren në rrugë të gabuar, për qëllime të papëlqyeshme dhe nëse dëshirat e natyrshme të njeriut nuk janë të kufizuara në rrugë të ligjshme, atëherë ato do të jenë të rrezikshme për njeriun, për sa i takon kësaj jete dhe jetës së përtejshme, duke e shndërruar atë në “më të ulëtin e të ultëve”.

 

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: