E mira është nga Zoti, kurse e keqja nga vetë ne!
Kjo botë i ngjan një romani, i cili ka shumë kapituj, por vdekja nuk është fundi i tregimit. Nuk është e drejtë të japim gjykimin për një dramë, duke parë apo lexuar vetëm aktin e parë të saj, ashtu siç nuk është e drejtë të flakim tutje një libër, sepse faqja e parë nuk na pëlqen. Gjykimi i drejtë bëhet në fund.
Ndonjëri dëshiron që jeta e kësaj bote të bëhet parajsë, por a e ka pyetur veten, se çfarë ka bërë ai që të bëhet kështu?
E mira është nga Zoti, kurse e keqja nga vetë ne! Këto pak fjalë e sqarojnë gjithë problemin. Zoti të ka dhënë erën e lumin, por drejtuesi i varkës e ngarkon atë më shumë se ç’duhet dhe ajo fundoset. Kush e ka fajin këtu? Pangopësia njerëzore që e shndërron të mirën në të keqe!