Dy fjalë mbi jetën e Hz. Zejnebe bintu Xhahshi r.a
Kush ishte Hz. Zejnebe bintu Xhahshi r.a?
– Nëna e Zejnebe Bintu Xhahshit e kishte emrin Umejma Bintu El-Mutalib.
– Emri i saj ka qenë Berra, por Profeti s.a.s e quajti Zejnebe.
– Profeti s.a.s fillimisht e martoi atë me djalin e tij të adoptuar, Zejd Bin El-Harithe, i cili më vonë do të ndahej prej saj e me atë grua do të martohej Profeti s.a.s.
– Zejnebja, e bija e Xhahshit, ka qenë tepër e devotshme dhe besimtare e sinqertë. Lidhur me personalitetin e saj, Aisheja r.a ka thënë: “Nuk kam parë ndonjë grua më të devotshme në fe se sa Zejnebja. Ajo i frikësohej Zotit, thoshte gjithmonë të vërtetën, ruante lidhjet farefisnore, jepte shumë lëmoshë dhe për piqej të afrohej sa më shumë me Allahun e Madhërishëm”.
– Ndërroi jetë në vitin 20 H dhe namazin e xhenazes së saj e fali prijësi i besimtarëve Omer Bin El-Hatabi r.a.
– Zejnebe Bintu Xhahsh ka qenë e para grua që vdiq pas vdekjes së Profetit s.a.s.
– Ka transmetuar nga Profeti s.a.s 11 hadithe.