Dy fjalë mbi jetën e Hz. Mejmune r.a

Kush ishte Hz. Mejmune r.a?

– Ajo ishte një nga katër motrat që Profeti s.a.s i quajti “motrat besimtare”. Ato ishin: Ummu Fadli, Esma Bint Umejsi, Selma Bint Umejsi dhe Mejmune Bint El-Harithi. Nëna e tyre ishte Hind Bint Auf, e moshuara më e nderuar në tokë prej dhëndrit të saj. Profeti s.a.s u martua me dy prej vajzave të saj. Zejnebe Bint Huzejmen dhe Mejmune Bint El-Harithin.

– Hz. Mejmune ka qenë martuar dy herë para martesës me Profetin s.a.s. Ajo quhej “Berra”, por Profeti s.a.s e quajti Mejmune (e bekuar), sepse ai u martua me të në një ditë të bekuar, ditën kur ai bëri Umren (vizitën në Qabe) në vitin e shtatë të emigrimit. Atëherë ajo ishte njëzetegjashtë vjeçe dhe ishte gruaja e fundit, me të cilën u martua Profeti s.a.s.

– Transmetohet se ajo ishte gruaja që ia dhuroi veten e saj Profetit s.a.s, ndaj dhe Allahu zbriti ajetin Kuranor: “… një grua besimtare nëse ajo ia falë veten Pejgamberit dhe nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të (një martesë e tillë pa shpërblim të niqahut) duke qenë kjo (rast) vetëm për ty e jo edhe për besimtarët… “(El-Ahzab: 50)

– Ajo u shqua për adhurim dhe asketizëm gjatë jetës me Profetin s.a.s. Aisheja r.a  thotë për të: “Ajo ishte më e devotshmja ndër ne dhe më e shpeshta në vizitat e të afërmve”.

– Mejmuna luftoi në rrugë të Allahut dhe mori pjesë në betejën e Tebukut, ku u godit nga një shigjetë e armikut, por ishte përkujdesja e Allahut që e ruajti.

– Ka transmetuar 46 hadithe.

– Ajo ndërroi jetë në vitin 61 pas emigrimit.

 

Postime të ngashme