Disa fjalë mbi depresionin

Për t’u siguruar se individi ka depresion, duhet të përmbushen të paktën 5 nga 9 simptomat kryesore, për një periudhë të gjatë ose të përsëritur.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në botë ka më shumë se 350 milionë persona të të gjitha moshave, që vuajnë nga depresioni.

Specialistët thonë se nuk ka shkaqe të veçanta, që mund të çojnë në vetëvrasje, por janë disa faktorë. Megjithatë, jo vetëm depresioni çon në sjellje vrastare, por edhe shumë faktorë të tjerë, siç është çrregullimi i ankthit, personalitetit, humorit e shumë çrregullime të tjera.

Edukimi i popullsisë me njohjen e simptomave të depresionit do të ishte shumë pozitiv. Është shumë e rëndësishme që popullata të ketë njohuri mbi simptomat psikiatrike, sepse duke i njohur dhe evidentuar këto lloj simptomash në personat e tyre të afërm dhe të dashur, e përdorin këtë si një sinjal alarmi. Njohja nuk do të thotë që ata do t’i trajtojnë. Njohja ka të bëjë me dijeninë për t’i evidentuar dhe më tej mund t’i drejtohen mjekut. Nuk i ndihmojnë të afërmit apo miqtë tanë, duke mos treguar apo duke e fshehur problemin, përkundrazi duhet të bëjmë të pamundurën, që t’u ofrojmë një ndihmë të specializuar.

Postime të ngashme