Aktiviteti fizik parandalon depresionin

Të gjithë ata që merren me sport ndiejnë përfitimet e aktivitetit fizik nëpërmjet një forme më të mirë dhe energjive të shtuara në aktivitetin e përditshëm. Megjithatë, një studim i Universitetit të Torontos zbuloi se aktiviteti fizik është një prej mënyrave më të mira jo vetëm për të kuruar depresionin, por edhe për ta parandaluar atë.

Kërkuesit ekzaminuan të dhëna të grumbulluara gjatë 26 viteve, duke provuar se ata që merreshin me aktivitet të vazhdueshëm fizik prekeshin më pak nga probleme të shëndetit mendor. Njëkohësisht, analizat e zgjeruara, që morën në konsideratë edhe 30 studime të tjera paralele, gjetën një lidhje të qartë midis depresionit dhe jetës sedentare.

“Ekzistenca e një lidhje të tillë njihej që më parë, por ajo që është befasuese janë përmasat në të cilat jeta aktive ose e kundërta ndikon në zhvillimin e depresionit në një moshë më të vonë”, deklaroi për American Journal of Preventive Medicine doktori George Mammen.

“Nëse nuk jenë fizikisht aktivë, atëherë duhet të filloni të merreni me sport. Ne zakonisht lidhim stërvitjen me peshën, por kjo është edhe mënyra më e mirë për të ruajtur një shëndet të gjatë mendor në të ardhmen”, shtoi ai.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: