Kërko ndihmë nga Allahu për shqetësimin dhe frikën

Njeriu nuk duhet t’ia lejojë vetes që shqetësimet e ndryshme që e prekin atë, siç është edhe ai pandemisë, ta privojnë atë nga të vepruarit dhe kësisoj të shpërdorojë kapitalin e tij më të madh, kohën. Shpeshherë, konsumi i tepërt i lajmeve, e bëjnë njeriun të frikësohet dhe të shqetësohet më tepër se ç’duhet. Shqetësimi i tepërt dhe frika e pakontrolluar, bën që trupi (imuniteti) të dobësohet dhe e bën atë më të rrezikuar ndaj sëmundjes. Kjo është edhe arsyeja që Profeti (a.s) na ka mësuar një lutje shumë të njohur, e cila duhet përsëritur tri herë pas namazit të sabahut dhe pas atij të akshamit. Ajo fillon si më poshtë:

“Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga shqetësimi i tepërt dhe mërzia (depresioni).”

Profeti (a.s) vazhdon edhe më tej të kërkojë strehim te Zoti edhe prej gjërave të tjera, por vini re se ai filloi me shqetësimin dhe mërzitjen. Këto të fundit janë shumë të dëmshme për intelektin dhe trupin, por sidoqoftë, njerëzit vazhdojnë t’i ndjekin me kërshëri sasisë e madhe të lajmeve negative, që ofrohen në platforma të ndryshme. Kjo më pas e shtyn njeriun të jetë i pushtuar nga një lloj negativiteti dhe mungese dëshire për të vepruar diçka.

Në vend që të fokusohemi më tepër se ç’duhet në marrjen e lajmeve, ne duhet ta përqendrojmë vëmendjen tonë drejt Allahut, duke u kthyer tek Ai me pendim. Mëso gjërat që Allahu t’i ka bërë obligim, veproi ato dhe do të shohësh se si Ai do të t’i largojë vështirësitë.

Allahu thotë: “Dhe kush i druhet Zotit, atij do t’i jepet rrugëzgjidhje.” Allahu do t’ia largojë nëpërmjet devotshmërisë të gjithë presionin, shqetësimin dhe mërzitjen dhe do ta begatojë atë atje ku ai as nuk e kishte pritur.

Dijetari i madh Muhamed b. Ahmed el Hudajki kishte thënë gjatë kohës së rënies së murtajës: “Mos e teproni në frikën tuaj, por në vend të kësaj, mbështetuni fort tek Allahu.”

Ai ka thënë gjithashtu:

“Robi i Allahut duhet ta dijë se paniku nuk është aspak i dobishëm. Përkundrazi, ai çon në shkatërrim. Ai e shtyn personin që është në gjendje paniku që t’i neglizhojë përgjegjësitë e tij. Ai e çon njeriun që ta humbasë jetën e tij në mashtrime, të cilat nuk kanë asnjë lloj dobie në realitet. Përgjegjësia e këtij njeriu është që ai të përmbushë detyrimet e tij si besimtar, të heqë dorë nga mëkatet, përpara se ai të dalë para Zotit për të dhënë llogari. Ai duhet të përgatitet mirë për udhëtimin e tij dhe për përballjen në Ditën Finale. Njeriu s’do të vdesë pa përmbushur numrin e ditëve të përcaktuara për të dhe sasinë e riskut të garantuar nga Zoti i gjithësisë. Vendi i vetëm ku mund të mbrohet njeriu, është të kërkojë strehim te mëshira e Zotit të tij. Ai duhet të jetë i kënaqur me caktimin e tij.”

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: