Dimensioni i lutjeve profetike (1)

أَسْأَلُكَ خَشْيَتَكَ فِي الغَيْبِ و الشَّهَادَةِ

“Kërkoj frikën ndaj Teje, kur jam vetëm dhe në prani të njerëzve.”

Shenja e parë e devotshmërisë së dikujt është përputhja e botës së tij të brendshme me atë të jashtme. Gjithashtu, frika dhe respekti ndaj Zotit edhe kur është vetëm, po ashtu edhe në prani të njerëzve. Nëse njeriu do t’i vendoste në një pjatë të gjitha mendimet e ndjenjat e tij dhe më pas nuk do të turpërohej t’ia tregonte ato të tjerëve, atëherë ai e ka hedhur hapin e parë drejt së mirës.

و أَسْأَلُكَ كَلِمَةَ الحَقِّ فِي الرِّضَى و الغَضَبِ

”Kërkoj fjalën e drejtë kur jam në kēnaqësi dhe në hidhërim.”

و أَسْأَلُكَ القَصْدَ في الفَقْرِ و الغِنَى

”Kërkoj rrugën e mesme në varfëri dhe në bollëk.”

و أَسْأَلُكَ نَعِيمًا لا تَنْفَدُ و قُرَّةَ عَيْنٍ لا تَنْقَطِعُ

“Kërkoj mirësi që s’kanë të sosur dhe dritë të syve që s’ka të shuar.”

و أَسْأَلُكَ بَرْدَ العَيْشِ بَعْدَ المَوْتِ و لَذَّةَ النَّظَر إِلَى وَجْهِكَ الكَرِيمِ و الشَّوْقَ إلَى لِقَائِك

“Kërkoj jetën e mirë pas vdekjes, kënaqësinë e të parit të fytyrës tënde bujare dhe përmallimin për t’u takuar me Ty.”

Kjo lutje profetike përmbledh mirësitë më të mëdha të kësaj bote dhe botës tjetër. Nëpërmjet saj mësojmë që ashtu sikurse lutemi për dëshirat dhe nevojat tona të kësaj bote, të lutemi edhe për të mirat e ahiretit.

 

Postime të ngashme