Dhjetë cilësitë e shëmtuara
Ebu Hafsi ka thënë: “Dhjetë cilësi janë të shëmtuara te dhjetë lloje njerëzish:
Rreptësia dhe vrazhdësia te sundimtari,
koprracia te pasaniku,
makutëria te dijetari,
lakmia tek i varfëri,
paturpësia tek ata që kanë prejardhje fisnike,
djalëria te plaku,
imitimi i grave nga ana e burrave,
imitimi i burrave nga ana e grave,
vizita e ndjekësve të dynjasë nga ana e zahidëve
dhe padituria në ibadet”.