Dashuria shëron

Studimet tregojnë për lidhjen e ngushtë midis mendjes dhe trupit. Ato treguan se si ndjenja e dashurisë mund të kurojë. Në momentin kur ndiejmë dashuri, si dashuria për Krijuesin, krijesat apo universin, kur japim dhe marrim dashuri, truri ynë çliron disa hormone. Njëri prej tyre, më i rëndësishmi, quhet oksitoksinë, apo i njohur si hormoni i dashurisë. Ky hormon e nxit njeriun që të formojë marrëdhënie, të komunikojë dhe të bashkëpunojë me të tjerët. Gjithashtu, ky hormon kryen edhe një funksion tjetër, po aq të rëndësishëm sa i pari. Ai mbron nga efektet anësore negative të presionit psikologjik dhe fizik.

Studimet janë përpjekur të gjejnë ndikimin që ndodh në trup prej ndjenjës së dashurisë. Ato zbuluan se kur dikush përqendrohet në një person apo diçka që e do, disa pjesë specifike të trurit fillojnë të shndrisin. Kjo tregon se kjo zonë e trurit është bërë aktive, ajo fillon të çlirojë hormonin e dopaminës, i cili njihet si hormoni i kënaqësisë dhe lumturisë. I gjithë ky proces i jep trupit fuqi, energji, vitalitet dhe përqendrim.

Me përdorimin të teknologjisë moderne dhe me anë të kërkimeve shkencore është zbuluar diçka e jashtëzakonshme, që ndodh kur ne ndiejmë dashurinë. Kur ndiejmë dashuri, në kuptimin e saj të përgjithshëm, trupi çliron midis qelizave një lëndë në formë qumështi, emrin e të cilës akoma nuk e dimë. Ajo që dimë është se qelizat afrohen më shumë me njëra-tjetrën dhe performanca e tyre vazhdon të përmirësohet. Thuajse çdo qelizë fillon të dashurojë motrën e saj dhe lidhet me të, duke e përmirësuar kështu funksionin e tyre. Atëherë, nuk është e çuditshme ta shohim personin që dashuron si të fortë, energjik dhe të aftë të përballojë çdo lloj situte, sado e vështirë që të jetë.

Edhe e kundërta është e vlefshme. Kur njeriu është i mërzitur, apo urren dikë, këto lëndë që i përmendëm më sipër fshihen dhe hapësirat midis qelizave zmadhohet, thuajse edhe ato e urrejnë njëra-tjetrën. Në këto çaste njeriu ndien dobësi, depresion, mungesë të vlerës së tij dhe nuk dëshiron të bëjë asnjë lloj pune.

Dashuria është forca më e shtrenjtë dhe më e rëndësishme që zotëron njeriu. Ajo i jep njeriut mundësi dhe kohë për të rregulluar dobësitë e tij fizike, përpara se të jetë shumë vonë. Kështu njeriu nuk është i detyruar të paguajë çmimin e sëmundjeve të ndryshme, siç është edhe kanceri. Në të vërtetë Allahu na ka dhënë mundësinë ta kurojmë dhe shërojmë veten tonë. E bëri dashurinë mënyrën më të suksesshme për ta realizuar këtë shërim për trupin, mendjen dhe shpirtin tonë.

Për shkak të dobive të mëdha që ka ndjenja e dashurisë, Islami e nxiti shumë atë. E përqendroi më të lartën e saj që të jetë për Allahun, që e gjithë jeta të jetë vetëm për Atë. “Thuaj: Vërtet namazi, kurbani, jeta dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e botëve, i cili është pa ortak!”

Sërish me anë të dashurisë fitohet edhe ëmbëlsia e besimit. Profeti (a.s) ka thënë: “Ai njeri që i ka tre cilësi e ka gjetur shijen e besimit; të jetë Allahu dhe i Dërguari i tij më i dashur për të sesa çdo gjë tjetër, ta dojë një njeri vetëm për hir të Allahut dhe ta urrejë kthimin në mosbesim ashtu siç e urren hedhjen në zjarr.” Ai ka thënë gjithashtu: “Kush do dhe urren për hir të Allahut, jep dhe privon për hir të Allahut, i është plotësuar besimi.”

Me anë të dashurisë futemi edhe në Xhennet. Profeti i nderuar (a.s) ka thënë: “Pasha Atë që e ka në dorë shpirtin tim, nuk do të futeni në Xhennet derisa të besoni dhe nuk keni për të besuar derisa të duheni.” Me anë të dashurisë për krijesat arrijmë edhe dashurinë për Krijuesin. Siç thuhet në hadithin kudsi: “Dashuria ime është detyrim për ata që e duan njëri-tjetrin për Mua.”

Në të vërtetë dashuria të bën dobi dhe të shëron ty, para se t’i bëjë dobi dhe t’i shërojë të tjerët. Nëse vërtet e do veten dhe kërkon përfitime fizike, mendore dhe shpirtërore, atëherë mësohu se si ta duash çdokënd dhe gjithçka që të rrethon për hir të Allahut.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: