Çuditem me atë njeri…
Çuditem me atë që është i bindur për vdekjen dhe qesh me të madhe…
Çuditem me atë që e ka njohur natyrën e kësaj bote dhe përsëri vrapon pas saj…
Çuditem me atë që e di se çdo gjë është e dhënë në sasi të caktuar dhe përsëri brengoset kur ajo i humbet…
Çuditem me atë që e di se do të japë llogari para Zotit dhe vazhdon të jetë i shkujdesur…
Çuditem me atë që e ka njohur Zotin dhe përsëri përmend tjetërkënd përveç Tij…
Çuditem me atë që është i bindur për Xhenetin dhe përsëri kërkon qetësi në dynja…
Çuditem me atë që e di se djalli është armik dhe përsëri bie në grackën e tij…
Kur njeriu e kërkon diturinë te burimet e vërteta dhe në emër të Zotit, ajo pasqyrohet tek besimi, përulësia, devotshmëria, shpirtmadhësia dhe thjeshtësia e tij.