El-Khalik (Krijuesi)

“Zoti është Krijuesi i gjithçkaje.” (Rad, 16) Këtë emër të Zotit e kemi dëgjuar dhe mësuar që të vegjël, por është për të ardhur keq, që nuk e kemi përjetuar siç duhet.

Të krijosh, do të thotë të sjellësh diçka në ekzistencë nga asgjëja. Zoti ka krijuar gjithçka. Sendet zënë një sipërfaqe të caktuar, nuk zhvillohen, nuk lëvizin dhe nuk logjikojnë. Bimët zënë një sipërfaqe të caktuar dhe zhvillohen, por nuk arsyetojnë. Kafshët zënë një sipërfaqe të caktuar, lëvizin dhe zhvillohen, por nuk arsyetojnë. I vetmi që zë një sipërfaqe të caktuar, që lëviz, që zhvillohet dhe që arsyeton është njeriu. Dhe është pikërisht mendja ajo që e dallon nga të gjitha krijesat e tjera.

Detyra e njeriut është të njohë qëllimin e krijimit dhe t’i përdorë të gjitha dhuntitë që i ka falur Zoti për përmbushjen e këtij qëllimi. Të gjithë kemi ardhur në këtë botë për ta njohur dhe për ta adhuruar Atë.

Postime të ngashme